• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Akuzat e Erdogan ndaj klerikut/ Avokatët e Gulen i tremben një atentati të mundshëm

by Java News
05/08/2016 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokatët e klerikut mysliman turk që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, kanë denoncuar gjatë kësaj të premteje atë që ata e konsiderojnë si frikë për rrezikimin e jetës së klientit të tyre, pas ngjarjeve të grushtit të dështuar të shtetit, më 15 korrik në Turqi.

Turqia ka lëshuar një mandatarresti për Gulenin, të cilin e akuzon si orkestruesin e grushtit të shtetit. Madje Ankaraja u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara ta ekstradojnë atë në Turqi, ku edhe do të vihet në dispozicion të drejtësisë. Megjithatë, Gulen mohon çdo përfshirje të mundshme.

Turqia ka nisur një fushatë të gjerë spastrimi pas asaj nate të tmerrshme 15 korriku, gjatë së cilës mbetën të vdekur më shumë se 270 persona. Ndërsa këtë të premte, partia në pushtet AK urdhëroi edhe një spastrim të brendshëm nga ata që mund të jenë mbështetës të Gulenit.

Duke folur në një konferencë për shtyp nga Uashingtoni, avokatët e Gulenit thanë se presin nga ai që të vijojë qëndrimin në banesën e tij në Pensilvani, aty ku jeton në ekzil të vetimponuar që prej vitit 1999, e të mos tentojë të arratiset. Guleni mbetet një figurë rekluzive, që rrallë herë ka kontakte me median apo persona të tjerë.

E megjithëse Turqia kërkon ekstradimin e tij, Ankaraja zyrtare ende nuk ka bërë një kërkesë formale.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se sistemi amerikan i drejtësisë do ta marrë në konsideratë kërkesën vetëm pasi të dorëzohet. Ndërkohë që kanë kërkuar prova të përfshirjes së dyshuar të klerikut në atë përpjekje për grusht shteti, gjë që të cilën Turqia thotë se i ka dorëzuar.

Avokatët e Gulenit kanë thënë se është ka shumë pak gjasa që një kërkesë ekstradimi të mund të shkojë deri në një gjykatë amerikane, ndërsa është thuajse e pamundur që klienti i tyre të mund të përballet me një proces të drejtë gjyqësor në Turqi në rast ekstradimi, duke parë atë që është thënë ndaj tij që prej 15 korrikut.

Njëri prej tyre, Reid Weingarten tha se “do të ishte e paprecedentë dhe e tmerrshme, nëse SHBA-të do ta merrnin të moshuarin rreth të 80-ave e ta hipnin në një avion me destinacion Turqinë, duke parë atë çfarë është thënë për të nga e gjithë qeveria turke”./tch/a.k

Next Post

Plazhi në Durrës pa drita, OSHEE: Firma private dëmtoi linjat, po merren masat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In