• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e Berishës për ‘TerraOil’ e ‘Strabag’, Gjiknuri: Sot i akuzon për lidhje me rusët, dje i priste në zyrë si Kryeministër! Nafta…!

by Java News
02/03/2023 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS komentoi sot në Kuvend dhe rastin e dy kompanive “TerraOil” dhe “Strabag”, drejtuesit e së cilës janë pritur nga Berisha. Numri dy i socialistëve deklaroi se kompaninë “Terra-Oil” në Shqipëri e ka sjellë vetë Sali Berisha në vitin 2010. “Së pari, për kompaninë që ju aludoni, bëjini pyetjen vetes, si erdhi kompania “Terra-Oil” në Shqipëri? Kush e solli në Shqipëri atë për herë të parë? E ka sjellë qeveria e Sali Berishës në vitin 2010. Një kompani zviceriane, e cila ka një avokat shqiptar si përfaqësues këtu në Shqipëri, dhe që u fut në tregun shqiptar në fushat e naftës, në fushën e Visokës, me marrëveshje të drejtpërdrejtë të Sali Berishës. Kur kjo kompani na dilka se merr pjesë në një garë me tender ndërkombëtar, jo si ju në mënyrë të drejtpërdrejtë, na qëka problem”, deklaroi ai.

Gjiknuri nënvizoi se këto fusha nafte kanë qenë nën zotërimin e njerëzve të lidhur me PD. “E dini ju të shqetësuar kush i ka pasur në zotërim këto fusha nafte? I kanë pasur njerëzit e lidhur me pushtetin tuaj. Dihen shumë mirë lidhjet e Arjan Tartarit me të tjerë që kanë zotëruar këto fusha nafte. Bëri shumë mirë shteti shqiptar që i shtetëzoi. Sot e kësaj dite ato fusha i ka ‘Albpetroli’ dhe punojnë nën administrimin e shtetit shqiptar. Pse nuk del dikush këtu dhe të thotë, kjo është e vërteta. Pse sajoni shpifje sikur këto fusha u janë dhënë të tjerëve? Si ka mundësi që sajoni ju histori me rusë?”, shtoi ai.

Lidhur me rastin e kompanisë “Strabag”, Gjiknuri solli në vëmendje takimin e Berishës në 2010 me Presidentin e kësaj kompanie. ““Të marrim rastin e kompanisë “Strabag” sepse këtu qëndron më qesharakja dhe interesantja me ju. Del zotëria pa pikë turpi dhe të tjerët si kor e thonë Deripaska. Deripaska qëlloi që të zotëronte disa aksione në kompaninë “Strabag”.Po mirë, kur i ka blerë Deribaska këto aksione në kompaninë “Strabag”? Deripaska aksionet në kompaninë “Strabag” i ka blerë në vitin 2007. Çfarë ndodhi me kompaninë “Strabag” e cila qëlloi të ketë dhe një kompani në Shqipëri? Në vitin 2010 i pret vetë zotëria, Sali Berisha në zyrë dhe u thotë: “jam i nderuar të takoj presidentin e kompanisë “Strabag” madje kam diskutuar me ti ofruar koncesionin e rrugës së unazës së madhe “Kashar – Rrogozhinë” dhe rrugën e “Arbrit”. Një nga kompanitë lidere në Europë”. Në atë kohë të njëjtat aksione zotëroheshin nga Deripaska. Nuk ka asgjë të keqe këtu, por ju e bëni këtë. Ai ka qenë një biznesmen si gjithë të tjerët. Kur u vendos në sanksione nga SHBA dhe Bashkimin Europian 2 vjet më parë, vetë “Strabag” i ka pezulluar aksionet e tij”, shtoi Gjiknuri, teksa sqaroi se qeveria shqiptare nuk ka kryer asnjë transaksion për aq kohë sa ishte nën sanksionet e BE dhe SHBA.

“Sot që flasim ajo kompani operon në tregun shqiptar siç ka operuar që nga viti 2001 në Shqipëri, kompania “Trema – inginiering” dhe më vonë “Strabag” që ka blerë atë kompani. Ju e dini që ajo kompani ka ndërtuar aeroportin e Rinasit, ka ndërtuar shumë rrugë, ujësjellësa, kanalizime, si në qeverinë e Sali Berishës edhe në qeverinë e Nanos, edhe në qeverinë e Ramës. Po pse sajoni histori? Si ka mundësi që ju bëni lidhje Deripaskë-Rus-McGonigal dhe pastaj përfundon muhabeti te Gon Neza në takim. Vetëm ju mund të mblidhni këto fakte bashkë. Vetëm mendjet që kanë qëllim njollosjen. Pra, nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thoni dhe mbi të gjitha ato që thoni ju janë shpifje. Shpifje të cilat do të provohen. Jam sot në gjykatën e Tiranës për shumë nga shpifjet që më keni ngjitur. Por po u them që aferat dhe transaksionet e Amerikës do i keni shumë shpejt në hetim. U njollosët me paratë ruse. Atë hall ka edhe ai tjetri, Ilir Meta. Pra, kur jeni keq nuk dini ç’të bëni dhe kapeni për gjëra që as vetë si besoni. Megjithatë, 14 maji nuk është larg. Populli është gjykuesi më i mirë”, deklaroi Gjiknuri.

Akuzat e PD për naftën, Gjiknuri: Blloqet i ka shteti! S’ka marrëveshje me kompani të lidhura me rusët!

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri garantoi se nuk ka marrëveshje nafte të qeverisë shqiptare me kompani të lidhura me rusët. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Gjiknuri që ka qenë dhe ish ministër i Infrastrukturës dhe i Energjisë i cilësoi shpifje akuzat e opozitës për dhënie licence nafte një kompanie me lidhje me McGonigal.
“Së pari, këtu aludohet se pse kemi takuar ne një zyrtar të lartë të FBI. Natyrshëm për pozicionin që mbante çdo njeri do ta kishte nder ta takonte. Aq më tepër që edhe zotëria në fjalë (Sali Berisha) ‘kryedordomuzi’ atë tha: patjetër që po edhe unë do ta takoja. Pra, këtë autoritet të lartë çdo njeri do e priste. E dyta, nuk sollët asnjë fakt përveçse shpifjet. Edhe faktet që dihen i interpretoni sipas mënyrës tuaj. Nuk është fare e vërtetë që ai zotëria ka ardhur për interesa nafte këtu. Ka thënë bëni kujdes me transaksione të caktuara pasi shumë kompani mund të kamuflohen nëpërmjet kompanive perëndimore. Një problem që filloi të bëhet në Europë më i theksuar sidomos vitet e fundit.

Mos e shikoni Rusinë me sytë e 10-15 viteve më parë, por si atë që u shndërrua pas situatës në Ukrainë. Këtu ngrihet një shpifje absurde që qënka dhënë një licencë nafte një kompanie që paska lidhje me z. McGonigal”, deklaroi Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve nënvizoi se opozita gënjen kur thotë se ka marrëveshje të lidhur për fushat e naftës. “Gënjeni haptazi kur thoni ka një marrëveshje të lidhur për fushat e naftës. Sot që flasim, le të nxjerrë dikush ku është marrëveshja e lidhur! Nuk ka marrëveshje nafte të qeverisë shqiptare me “Terra-Oil” për fushat e Gorisht-Kocul. Vërtet pati një garë të hapur, pati një luftë mes kompanive, çështja ka përfunduar në gjykatë dhe nuk ka asnjë vendim gjykate që ju e citoni këtu. Ai vendim i marrë në gjykatën e Vlorës, që nuk ishte kompetente sepse ishte gjykata administrative e Tiranës që duhej të shprehej, është prishur, nuk është më fare ai vendim. Për çfarë e citoni ju këtu kur çështja është në gjykim në Shkallën e Parë në gjykatën administrative”, tha Gjiknuri.
[15:58, 3/2/2023] Luis Tanushi: Akuzat e Berishës për ‘TerraOil’ e ‘Strabag’, Gjiknuri: Sot i akuzon për lidhje me rusët, dje i priste në zyrë si Kryeministër!

Sekretari i Përgjithshëm i PS komentoi sot në Kuvend dhe rastin e dy kompanive “TerraOil” dhe “Strabag”, drejtuesit e së cilës janë pritur nga Berisha. Numri dy i socialistëve deklaroi se kompaninë “Terra-Oil” në Shqipëri e ka sjellë vetë Sali Berisha në vitin 2010. “Së pari, për kompaninë që ju aludoni, bëjini pyetjen vetes, si erdhi kompania “Terra-Oil” në Shqipëri? Kush e solli në Shqipëri atë për herë të parë? E ka sjellë qeveria e Sali Berishës në vitin 2010. Një kompani zviceriane, e cila ka një avokat shqiptar si përfaqësues këtu në Shqipëri, dhe që u fut në tregun shqiptar në fushat e naftës, në fushën e Visokës, me marrëveshje të drejtpërdrejtë të Sali Berishës. Kur kjo kompani na dilka se merr pjesë në një garë me tender ndërkombëtar, jo si ju në mënyrë të drejtpërdrejtë, na qëka problem”, deklaroi ai.
Gjiknuri nënvizoi se këto fusha nafte kanë qenë nën zotërimin e njerëzve të lidhur me PD. “E dini ju të shqetësuar kush i ka pasur në zotërim këto fusha nafte? I kanë pasur njerëzit e lidhur me pushtetin tuaj. Dihen shumë mirë lidhjet e Arjan Tartarit me të tjerë që kanë zotëruar këto fusha nafte. Bëri shumë mirë shteti shqiptar që i shtetëzoi. Sot e kësaj dite ato fusha i ka ‘Albpetroli’ dhe punojnë nën administrimin e shtetit shqiptar. Pse nuk del dikush këtu dhe të thotë, kjo është e vërteta. Pse sajoni shpifje sikur këto fusha u janë dhënë të tjerëve? Si ka mundësi që sajoni ju histori me rusë?”, shtoi ai.

Lidhur me rastin e kompanisë “Strabag”, Gjiknuri solli në vëmendje takimin e Berishës në 2010 me Presidentin e kësaj kompanie. ““Të marrim rastin e kompanisë “Strabag” sepse këtu qëndron më qesharakja dhe interesantja me ju. Del zotëria pa pikë turpi dhe të tjerët si kor e thonë Deripaska. Deripaska qëlloi që të zotëronte disa aksione në kompaninë “Strabag”.Po mirë, kur i ka blerë Deribaska këto aksione në kompaninë “Strabag”? Deripaska aksionet në kompaninë “Strabag” i ka blerë në vitin 2007. Çfarë ndodhi me kompaninë “Strabag” e cila qëlloi të ketë dhe një kompani në Shqipëri? Në vitin 2010 i pret vetë zotëria, Sali Berisha në zyrë dhe u thotë: “jam i nderuar të takoj presidentin e kompanisë “Strabag” madje kam diskutuar me ti ofruar koncesionin e rrugës së unazës së madhe “Kashar – Rrogozhinë” dhe rrugën e “Arbrit”. Një nga kompanitë lidere në Europë”. Në atë kohë të njëjtat aksione zotëroheshin nga Deripaska. Nuk ka asgjë të keqe këtu, por ju e bëni këtë. Ai ka qenë një biznesmen si gjithë të tjerët. Kur u vendos në sanksione nga SHBA dhe Bashkimin Europian 2 vjet më parë, vetë “Strabag” i ka pezulluar aksionet e tij”, shtoi Gjiknuri, teksa sqaroi se qeveria shqiptare nuk ka kryer asnjë transaksion për aq kohë sa ishte nën sanksionet e BE dhe SHBA. “Sot që flasim ajo kompani operon në tregun shqiptar siç ka operuar që nga viti 2001 në Shqipëri, kompania “Trema – inginiering” dhe më vonë “Strabag” që ka blerë atë kompani. Ju e dini që ajo kompani ka ndërtuar aeroportin e Rinasit, ka ndërtuar shumë rrugë, ujësjellësa, kanalizime, si në qeverinë e Sali Berishës edhe në qeverinë e Nanos, edhe në qeverinë e Ramës. Po pse sajoni histori? Si ka mundësi që ju bëni lidhje Deripaskë-Rus-McGonigal dhe pastaj përfundon muhabeti te Gon Neza në takim. Vetëm ju mund të mblidhni këto fakte bashkë. Vetëm mendjet që kanë qëllim njollosjen. Pra, nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thoni dhe mbi të gjitha ato që thoni ju janë shpifje. Shpifje të cilat do të provohen. Jam sot në gjykatën e Tiranës për shumë nga shpifjet që më keni ngjitur. Por po u them që aferat dhe transaksionet e Amerikës do i keni shumë shpejt në hetim. U njollosët me paratë ruse. Atë hall ka edhe ai tjetri, Ilir Meta. Pra, kur jeni keq nuk dini ç’të bëni dhe kapeni për gjëra që as vetë si besoni. Megjithatë, 14 maji nuk është larg. Populli është gjykuesi më i mirë”, deklaroi Gjiknuri./m.j

 

Next Post
Zbardhen vendimet e gjyqësorit/ Si u lirua Dan Hutra pas dhunës në familje

Zbardhen vendimet e gjyqësorit/ Si u lirua Dan Hutra pas dhunës në familje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

March 3, 2026
Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

March 3, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

March 3, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

March 3, 2026
SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In