Gjykata e Tiranës ka revokuar këtë të martë vendimin për gjykim të shkurtuar ndaj Mark Frrokut.
Për rrjedhojë, ish-deputeti do të vijojë procesin në ngarkim të tij me gjykim normal.
Mark Frroku akuzohet për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Belgjikë në vitin 1999, si dhe për ndërtim të paligjshëm dhe fshehje të pasurisë. (tch / r.a)