• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Akuza, ish-presidenti meksikan, 100 mln dollarë ryshfet nga “El Chapo”

by Java News
16/01/2019 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti meksikan, Enrique Peña Nieto akuzohet se ka marrë një ryshfet 100 milionë dollarësh nga “mbreti” i karteleve të drogës, Joaquin Guzman, i njohur edhe si “El Chapo”, sipas një dëshmitari në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij në SHBA. Alex Cifuentes, që pretendon se ka qenë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Guzmanit për vite me radhë, ka thënë përpara jurisë se kishte informuar autoritetet për ryshfetin në vitin 2016.

Guzman akuzohet si organizatori i kartelit famëkeq të drogës, atij të Sinaloas, që konsiderohet prej prokurorëve si furnizuesi më i madh me drogë i tregut në Shtetet e Bashkuara. Enrique Peña Nieto shërbeu si president i Meksikës për 6 vite, nga 2012 deri në 2018-n.

Guzman, 61 vjeç, po gjykohet nga një juri në Brooklyn që prej nëntorit të vitit të kaluar, pasi u ekstradua nga Meksika për t’u përballur me drejtësinë amerikane, për akuzat e trafikimit të kokainës, heroinës apo drogave të tjera, si lideri i atij që Amerika e quan karteli më i madh i drogës në botë.

Sipas reporterëve në sallën e gjyqit në Brooklyn, Peña Nieto kishte kërkuar 250 milionë dollarë ryshfet, përpara se të pranonte shumën prej 100 milionë dollarësh.

Cifuentes pretendon se dërgesa e shumës është bërë në Mexico City në tetor të vitit 2012, nga një mik i ngushtë i El Chapos. Cifuentes vet, një bos kolumbian droge që e përshkruan veten e tij si “krahu i djathtë” i El Chapos, ka punuar si sekretar i tij dhe kaloi dy vite në arrati në malet meksikane, për shkak se ishte vënë nën gjuetinë e autoriteteve.

Ai u arrestua në Meksikë në vitin 2013 dhe u ekstradua më vonë në Shtetet e Bashkuara, ku pranoi fajësinë për trafikim droge në një pakt me prokurorët.

Peña Nieto nuk ka reaguar ndaj akuzave të fundit, por më herët ka refuzuar çdo akuzë për korrupsion që ka dalë nga gjykimi, që prej nisjes së tij në nëntor.

Ndërkohë, avokati i Guzmanit, Jeffrey Lichtman ka pretenduar e lideri i vërtetë i kartelit të Sinaloas është Ismael “El Mayo” Zambada, i cili i ka shpëtuar përndjekjes duke dhënë ryshfet për “të gjithë” qeverinë meksikane, përfshi ish-presidentët Peña Nieto dhe Felipe Calderóne./a.meta

Next Post
Reshjet e borës/ Policia jep informacion për situatën e rrugëve në Korçë

NGRICAT/ Veri- Jug, ARRSH: Akset rrugore që kalohen vetëm me zinxhirë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pranohen kushtet e Lapajt/ PD dhe aleatët gati të ulen në tryezë me partitë e tjera opozitare

Pranohen kushtet e Lapajt/ PD dhe aleatët gati të ulen në tryezë me partitë e tjera opozitare

January 30, 2026
Rama kritikoi paraburgimet, Zv/prokurori i pëgjithshëm italian: Ja ndryshimet që sugjerojmë!!

Rama kritikoi paraburgimet, Zv/prokurori i pëgjithshëm italian: Ja ndryshimet që sugjerojmë!!

January 30, 2026
Irena Gjoka zgjidhet zv. kryetare në GJKKO, drejtuese në detyrë pas emërimit në GJL të Sandër Simonit

Kur thashethemeve u vishet petku i ‘skandalit’, mbrojtje për gjyqtaren Irena Gjoka

January 30, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më duket vetja si në 1990

January 30, 2026
Sharjah zyrtarizon largimin e Rey Manajt

Sharjah zyrtarizon largimin e Rey Manajt

January 30, 2026
Taulant Balla vijon ironinë ndaj PD pas “Foltores”: Ku vajtën krushqit? Dasmë si mos më keq këtë javë

“Berisha nuk meriton vëmendje”/ Analisti: Protesta me 200 veta të zemëruar s’është ngjarje

January 30, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

January 30, 2026
“Rikthim në skenën e krimit”/ Berisha sot në SPAK, Çupi: Sa më shumë lufton drejtësinë, më shumë fajtor bëhet

Irena Gjoka i kalon ILD-së, Çupi: Përrallë e Berishës me organizata ekstremiste greke

January 30, 2026
Operacion i madh antidrogë në Athinë, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë! Aktiviteti në kampusin universitar, sekuestrohen…

Operacion i madh antidrogë në Athinë, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë! Aktiviteti në kampusin universitar, sekuestrohen…

January 30, 2026
“Ministri qokash!” Xhelal Mziu sulmon Bajram Begajn: President kukull, dekretove Diellën

Mziu: Rama ka frikë të shkojë në SHBA! Në Europë shan Trumpin

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In