Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se numëruesit e opozitës në Vlorë janë paguar nga mazhoranca.
Në një konferencë me gazetarët, Meta konfirmoi se do të vazhdojë të jetë prezent në Vlorë, madje edhe ditën e numërimit.
“Ta dintë të gjithë, edhe numëruesit dhe komisionerët e opozitës, që nëse kanë marrë lekët e bandës së Astirit,t’i mbajnë lekët por ta kenë mendjen në mësim se do të jenë në monitorim. Do më kenë në Vlorë edhe ditën e numërimit. Ndryshimi nis nga Vlora” – tha Ilir Meta.
/javanews/a.r