Tensionet midis SH.B.A.-së dhe Kinës mund të përshkallëzohen pasi zyrtarët e të dy vendeve hodhën sulme verbale ndaj njëri-tjetrit në lidhje me origjinën e koronavirusit, thonë vëzhguesit. Në tweet-et e tij të së enjtes, Zhao Lijian, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës (MOFA), akuzoi SHBA për përhapjen e virusit në qytetin Wuhan në provincën Hubei, epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit të Kinës. Diplomati kinez postoi për herë të parë një videoklip, në të cilin Robert Redfield, drejtori i Qendrave të Sh.B.A. për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), i tha një seance të Kongresit të Mërkurën se disa vdekje nga koronavirusi janë zbuluar më pas në Sh.B.A.
Pas kesaj Zhao postoi mesazhin se “Drejtori i CDC-së së Sh.B.A u kap me presh ne duar. Kur doli zero pacienti në Sh.B.A.? Sa njerëz ishin infektuar? Cili është emri i spitalit?”
Një shpjegim
“Eshtë e mundur që ushtria amerikane te kete sjelle virusin në Wuhan. Sh.B.A duhet të jetë transparente dhe të bëjë publike informacionet e saj. Shtetet e Bashkuara na kanë borxh një shpjegim,” deklaron Zhao. Komentet e Zhao i bënin jehonë një komploti të përfolur, të qarkulluar gjerësisht në Kinë, se personeli ushtarak amerikan kishte sjellë virusin në Kinë gjatë pjesëmarrjes së tyre në Lojërat Botërore Ushtarake 2019 në Wuhan tetorin e kaluar.
Kjo teori konspiracioni pasoi dyshimet e ngritura nga senatori amerikan Tom Cotton dhe të tjerët se virusi kishte origjinën nga laboratori Wuhan P4, një laborator biokimik me siguri të lartë, i lidhur me Akademinë e Shkencave Kineze.
Komploti
Komentet e Zhao erdhën gjithashtu një ditë pasi Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien pohoi se një mbulim fillestar i epidemise se virusit në Kinë “i kushtoi komunitetit botëror dy muaj” dhe përkeqësoi shpërthimin global. Në përgjigje të Pretendimi i O’Brien, një tjetër zëdhënës i ministrise jashtme kineze, Geng Shuang, të enjten e quajti atë një “njollosje ndaj qeverisë kineze dhe popullit të saj… Asnjë shkencëtar nuk ka përcaktuar burimin e virusit”….
Marre me shkurtime nga Zeri i Amerikes











