• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuza e Ministrisë së Shëndetësisë: PD po bën politikë me sëmundjet

by Aalison Pearse Stevens
04/10/2016 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë ka akuzuar sot Partinë Demokratike se po bën politikë me sëmundjet. Akuza, e shprehur në një deklaratë për shtyp, vjen në përgjigje të pretendimit nga ana e PD se në dy vitet e fundit kanceri në Shqipëri ka marrë hov të madh.

Në deklaratë, MSH përmend shifrat e investimeve në këtë fushë, si dhe i kujton kryedemokratit Lulzim Basha se është ende në proces gjyqësor për shpifje me ministrin Ilir Beqaj, duke i bërë njëherazi thirrje të mos i shmanget gjyqit.

Deklarata:

Duke ecur me vrull përpara në rrugën qorre të manipulimit politik të çdo krimi apo fatkeqësie, Partia Demokratike ka zbuluar se mund të bëhet politikë edhe me sëmundjet.

Sot, kjo parti, pa asnjë vizion zhvillimi, pa asnjë program alternativash, dhe pa asnjë raport me të vertetat, u tha shqiptarëve se në dy vitet e fundit, kanceri paska marr një hov të madh në Shqipëri!

Për ta mbështetur këtë zbulim të madh, ajo iu referua disa shifrave që në fakt provojnë vetëm një gjë: Rritjen e kapaciteteve trajtuese të sistemit tonë shëndetësor publik, rritjen e besimit të qytetarëve tek ky shërbim falë politikave tona që kanë mbështetur:

Rrëzimin e barrierave financiare duke bërë ZERO (ishte 10 mijë lekë) tarifën e kontrollit parandalues të kancerit të gjirit;

Rrëzimin e barrierave gjeografike duke investuar 250 mijë USD për dy njësi të lëvizshme mamografie dhe realizuar rreth 7000 ekzaminime FALAS në vit në zonat e largëta dhe rurale të vendit;

Fuqizimin e kapaciteteve diagnostikuese duke trefishuar analizat biokimike për markuesit tumoralë;

Fuqizimin e kapaciteteve mjekuese duke vënë në punë dy akseleratorë lieanrë në shërbimin e onkollogjisë dhe neurokirurgjisë;

Fuqizimin e mundësive kuruese duke shtuar në listën e  barnave të rimbusueshme edhe 29 barna të reja.

Duke shprehur keqardhjen për përshkallëzimin e pandalshëm të degradimit logjik dhe moral të Partisë Demokratike, Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, i kujton Lulzim Bashës që ka një proces gjyqësor të hapur mes tyre për shpifje dhe nuk është e hijshme që kryetari i PD t’i shmanget këtij gjyqi, siç iu shmang gjyqit famëkeq përr korrupsionin më madhështor të një individi në historinë e demokracisë në Shqipëri.

 

Next Post
Pogradec, sherr mes dy të rinjve qëllohet për vdekje një 18-vjeçar

“Pazari i ri”/ Policia aksion antidrogë në Tiranë, 3 në pranga, sekuestrohen 700 gr kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

February 18, 2026
“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

February 18, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

February 18, 2026
Doganat paralajmërojnë kontrolle më të forta për magazinimin e mallrave, ja çfarë duhet të dinë bizneset

Doganat paralajmërojnë kontrolle më të forta për magazinimin e mallrave, ja çfarë duhet të dinë bizneset

February 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

McAllister-Berisha, karma që kthehet pas 10 vjetësh

February 18, 2026
Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In