• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuza e Metës për KED dhe si u soll 2 vjet më parë, kur Donald Lu sulmonte Llallën

by Ylli Pata
15/11/2019 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ilir Meta e tha troç në studion e Blendi Fevziut se nuk e njeh, nuk e konsideron dhe nuk e percepton reformën në drejtësi, aq më shumë produktet e saj, ku SPAK është natyrisht derivati më i rëndësishëm i saj.

Përplasja për Gjykatën Kushtetuese ka sjellë përveç betejës për të ndikuar në vendimin për impichment-in e kreut të shtetit, që ka nisur Kuvendi prej muajsh, reflekton edhe lojën me pengesa të reformës në drejtësi që në fillimin e saj.

Njerëzit janë tashmë super të lodhur pas shpresës së madhe kur Romana Vlahutin e Donald Lu shpallën vite më parë se do të kishte shpejt zyrtarë të nivelit të lartë në bankën e akuzuarve për abuzimet me pushtetin.

“Peshqit e mëdhenj” të ambasadorit Lu, janë kthyer në një temë talljeje nga ata që u betuan që ditën e parë që votuan ndryshimet kushtetuese, që nuk do ta lejonin zbatimin e saj.

Dhe ajo çka ndodh sot është dialektika e një historie pengesazh që në korrikun e vitit 2016. Mjafton të kujtojmë etapat, të cilat lehtësisht mund të kërkohen në memorien e motorit kërkues në internet.

Pas votimit me 140 vota të ndryshimeve kushtetuese, ata që e kundërshtuan vetingun si koncept, pra Berisha dhe Meta. me argumentin e “sovranitetit”, çuan në Gjykatën e vjetër Kushtetuese të gjitha ligjet e reformës, por edhe nisën lojrat e emërimit të institucioneve me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, të ashtuquajturin KED, që po lakohet shumë sot.

Në atë kohë, president i Republikës ishte Bujar Nishani, i cili qëndroi mënjanë në rolin e koordinatorit të KED dhe ja la topin Kuvendit, kryetar i të cilit ishte Ilir Meta, sot president i Republikës.

Pikërisht në atë kohë ndodhi përplasja më e madhe e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e përfaqësuar nga ambasadori Donald Lu, me shtetin shqiptar.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas reformës në drejtësi, është organ kyç jo thjesht në radhitje, por në kriterizimin e kandidatëve që garojnë për poste të larta, siç janë KLGJ e KLP, që deshën në shumë se dy vjet të ngrihen.

Në atë kohë, ambasadori Lu akuzoi për lojra të ulëta KED-in e koordinuar nga Kuvendi, duke shënjestruar Adriatik Llallën, kryeprokurorin e kohës, si autor i një loje të parregullt me KED.

“Po shohim tashmë njerëz të fuqishëm që po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi gjykatat dhe prokurorët.

Shembulli më i fundit për këtë është veprimi i prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

Për më shumë se 18 muaj ai ka folur vazhdimisht dhe me zë të lartë kundër reformës në drejtësi”, tha Lu.

Por ç’farë bëri Lllala, sipas Lu-së? Dërgoi prokurorët për të sekuestruar serverin e ILDKPI, që rezultoi që ishte baza e të dhënave për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Më pas dërgoi në KED jo një listë anëtarësh që dilte nga shorti, por 3 emra që i vendosi vetë, ku ndër ta ishte edhe Rovena Gashi, që imponohej si drejtuese e KED.

“Prokurori i Përgjithshëm dhunoi frymën e Kushtetutës duke dërguar një listë me 3 emra.

Kushtetuta është e qartë që këta anëtarë të Këshillit të Emerimeve ne Drejtesi duhet të përzgjidhen me short.

Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese dorëzuan listat më të gjata për personat e kërkuar.

Në dallim me to, prokurori i Përgjithshëm i përzgjodhi vetë duke dërguar vetëm një listë me 3 emra përzgjedhur vetë pa transparencë”, u shpreh ambasadori amerikan.

Por Ilir Meta, atëherë kryetar Kuvendi, mbrojti fort Adriatik Llallën dhe sulmoi ambasadorin amerikan, që e etiketoi edhe vetë, edhe nga enturazhi i tij, si njeri i Sorosit.

KED listonte atëherë kandidatët për në dy organet e larta të drejtësisë si KLP e KLP. Sot për Gjykatën Kushtetuese ishte sërish protagonist.

Por këtë herë ishte Meta që e sulmoi, duke e quajtur kreun e përkohshëm të organit si ushtar të partisë.

Nuk e bëri dy vite më parë për Llallën…

TemA

Next Post
Po iknin drejt Kosovës, kapen 15 klandestinë në Morinë, mes tyre gra dhe fëmijë

Po iknin drejt Kosovës, kapen 15 klandestinë në Morinë, mes tyre gra dhe fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In