Avokati Idajet Beqiri ka komentuar zhvillimet e fundit në vend. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Beqiri paralajmëron se priten zhvillime të forta pas aksionit të SPAK për të goditur kokat e krimit. Avokati nxjerr dhe një detaj të fortë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Ervis Martinajn, që për momentin rezulton i zhdukur dhe ende nuk dihet fati i tij. Sipas Beqirit, këto kriminelë kanë qenë potentë dhe kanë qenë të mbrojtur fort nga politika.
Ai tha se të prekje Ervis Martinajn, i binte të prekje Sali Berishën sepse është nipi i Liri Berishës. Nga ana tjetër, avokati thotë se personazhet të cilët ka arrestuar SPAK mund të hapin “Kutinë e Pandorës” për shumë krime e vrasje të pazbardhura. Ai thotë se ndihmë të madhe do të japin dhe shërbimet e huaja.
Beqiri thotë se do të shikojmë që politika e lartë shtetërore që ka qenë dhe element të kësaj politike që janë edhe sot, do të tronditet shumë. Sipas tij, aq shumë krime janë bërë në të gjitha fushat dhe mbi këtë bazë janë porositur dhe vrasje politike që kanë qenë në interes të politikës.
-Zoti Beqiri, pas operacionit të fundjavës së SPAK ku duket se janë zbardhur 7 grupe kriminale dhe sekuestruar një pjesë e pasurisë, Gjykata e Posaçme ka vendosur ditën e djeshme masën e sigurisë për katër të fortët si dhe Emiliano Shullazi është shoqëruar me forcë në Gjykatë pasi nuk ka pranuar të shkojë atje. Sa e keni vlerësuar këtë operacion të SPAK dhe sa do të ndihmojë për të zbardhur ngjarje kriminale të pa zbardhura deri tani.
Është një veprimtari shumë e rëndësishme e SPAK dhe ky operacion shënon fillimin e një lufte të ashpër kundër krimit të organizuar, madje do të prek dhe korrupsionin e lartë shtetëror pasi janë të koordinuara korrupsioni i lartë shtetëror me krimin e organizuar. Kjo i ngjan një loje shahu ku fillimisht futen në lojë ushtarët, pastaj kuajt edhe damat dhe në fund është mbreti dhe mbretëresha.
Këto janë ushtarët e komandantët e tyre ende nuk kanë dalë në skenë pasi fuqizimin ky lloj krimi për 30 vite e ka marrë nga politika, e kjo e fundit duke qenë e pandëshkueshme dhe krimin e organizuar e ka bërë të pandëshkueshëm. Jo se nuk kemi patur, kriminel potent që nuk janë dënuar por ato janë kapur kur nuk kanë qenë të vlefshëm dhe janë bërë si limon i shtrydhur për politikën dhe është dashur që të qërohen dhe të mos merret më me to politika pasi nuk janë dashur më.
Janë shumë vrasje të pa zbardhur në këtë vend, madje disa janë të urdhëruara dhe të paguara nga politika që një pjesë e të arrestuarve kanë qenë ekzekutor, e disa janë kriminelët më potent ku hetimet do të çojnë në zbardhjen e disa vrasjeve të tjera më të mëdha në këtë vend që ende janë të pazbardhura deri më sot. Ne kemi dhe vrasje të natyrës që SPAK nuk ka nisur ende të merren me to, nuk janë këta të merret me skalioni i parë që duhet t’i kërkojmë ato vrasje të hershme dhe të vijojë më tej.
Të paktën në këto vrasjet e 15 viteve të fundit, këto kanë shumë gjëra, dinë shumë gjëra dhe janë pjestarë vetë në shumë ekzekutime. Të mos harrojmë që vetëm një Duman u bë i penduari i drejtësisë dhe zbuloi shumë vrasje. Të mos harrojmë se ka shumë prova direkte dhe indirekte, edhe këto përgjimet që na vijmë prej detit, partnere të BE, do të zbardhin shumë krime në vend.
– Kjo veprimtari e SPAK, e pa ndodhur para disa vitesh për të anatemuar grupet kriminale në vend dhe për t’i vënë faktorët dhe aktorët e tyre para drejtësisë për çfarë kanë bërë, jep një garanci për fillimin e prerjeve të fijeve dhe thellimin më pas deri të të zotët e kupolave kriminale siç është artikuluar deri më tani?
Po domosdo se tashmë edhe këto kriminelë të cilët kanë qenë potent dhe kanë qenë të mbrojtur fort nga politika, se të prekje Ervis Martinajn, i binte të prekje Sali Berishën sepse është nipi i Liri Berishës ku para tij dridhej e as i afrohej dot as Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Kështu janë dhe kriminel të tjerë të cilët janë të lidhur me politikën. Ka kriminel të të gjitha krahëve të politikës, pasi kjo e fundit është përzier keq në krim. Çdo lloj akti që është bërë në këtë vend duke filluar nga privatizimet e paligjshme, nga tenderat e ndryshëm se kujt i jepen ato pasi politika i ka projektuar, ata thuajse i kanë ekzekutuar dhe e kanë bërë të lehtë veprimtarinë e politikës që të marrin pjesën e luanit dhe grupet kriminale të marrin pjesën e lëmoshës së tyre, dhe nuk ka qenë një lëmoshë e thjeshtë por një lëmoshë e majme dhe kjo.
Ata kanë bërë veprime dhe akte nga më të rëndat kriminale e duke i detyruar konkurrentët e ndershëm të tërhiqen apo duke i detyruar ato që ofronin shumë më të mëdha për privatizime apo dhe në tendera të ndryshme për t’i fituar me shumë më të mëdha për të ndihmuar buxhetin e shtetit dhe se kanë fituar ato që ofronin më pak pasi i kanë detyruar të tërhiqeshin dhe të mos përplasen se ndryshe do të përplaseshin me këto banda dhe me këto kriminelë e për rrjedhojë politika e ka patur më të lehtë korrupsionin shtetëror që e kanë bërë.
Nëse një pjesë që janë arrestuar sot do të fillojnë të flasin, kjo do të jetë meritë e prokurorëve të Byrosë Kombëtare dhe të SPAK-ut që jam i bindur se do ta bëjnë me profesionalizëm këtë punë që të dinë të bëjnë pyetje ku të marrin përgjigje të mira. E nëse do të marrin përgjigje të mira, do të shikojmë që politika e lartë shtetërore që ka qenë dhe element të kësaj politike që janë edhe sot, do të tronditet shumë. Aq shumë krime janë bërë në të gjitha fushat dhe mbi këtë bazë janë porositur dhe vrasje politike që kanë qenë në interes të politikës.
– A mund të themi që ky trekëndëshi Fushë-Krujë, Lezhë, Durrës, mund të ketë edhe një zgjerim më të madh me Vlorën, me Tiranën pas zbardhjes së këtyre 7 grupeve kriminale nga SPAK?
Po, shtrirja është gati në të gjithë vendin. Të mos harrojmë që Vlora është një plagë e rëndë e cila ende nuk është prekur. Nga ana tjetër edhe Shkodra është një vatër shumë e rrezikshme krimi e cila është prekur, është goditur por edhe krimi i ka futur shumë thellë aty, pasi politika ka bërë aty siç i ka dashur qefi. Qeverisja aktuale përgjithësisht e respekton përgjithësisht ligjin dhe e ka frikë , pasi ka bërë sensin për të ndërtuar shtet dhe institucione.
Qeveria e mëparshme, ajo e 1992-1997, e cila ka qenë një katastrofë e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe për shqiptarët por flas dhe për atë qeverisje të viti 2009-2013 e cila ishte përsëri një katastrofë në fushën e korrupsionit dhe për rrjedhojë ato kanë funksionuar jo si qeverisje por po të shikosh elementët e veprave penale e po të shikosh çfarë është grupi i strukturuar kriminal apo çfarë është organizata kriminale, ajo qeverisje ka patur element të grupeve kriminale.
Që do të thotë që ish-kryeministra, ish-Presidentët, e familjet e tyre kanë qenë shumë të lidhur me këto krime dhe kanë arritur banalitetin e tyre deri në atë shkallë sa më ngacmove i thoshte një krimineli, gruan, dhe unë jam presidenti i vendit e t’i do ta pësosh se unë jam presidenti i vendit e më ngacmove gruan mua. E ngacmuesit i janë bërë tre atentate për ta vrarë, në vend që të zgjidhej rruga e ligjit, në vend që të denoncohej e kallëzohej nëse ka bërë një vepër të kundërligjshme dhe organet ligj zbatuese të vepronin ndaj kriminelit e atyre që bëjnë vepra penale.
Kjo qe thate avukati eshte shume e vertete,SPAKU me zgjuarsine e eksperiencen qe ka,ka shansin te hape kutine e Pandores.Do te dalin shume vrasje qe ka kryer monstra e vicidolit me kyt grup kriminal.Spaku meriton te falenderohet nga i gjithe populli per punen qe po bene,po pastron vendin nga kta kriminele.Te gjithe kta kriminele ishin levet e hajdutve te pushteteve,qe nga viti 1992 e deri me sote ne vitin 2024.Fale Zotit e SPAKUT qe do na shpetojne nji here e pergjthmone,nga kta hajdute,kriminel e politikan.Kane bashkepunar ne qedhimet e tyre brabare ndaj popullit e vendit,u detyruan shqiptare te braktisin vendin nga kta hajdute.