• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AKU pezullon dy subjekte, vendos 1.75 milionë lekë gjoba

by Java News
19/07/2019 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka vendosur 1.75 milion lekë gjoba në disa subjekte që tregtonin produkte ushqimore pasi janë kapur jashtë standardeve të paracaktuara. Po ashtu gjatë kontrolleve në terren dy subjekte janë kapur me shkelje më të rëndë dhe për këtë arsye AKU ka vendosur që të pezullojë aktivitetin e tyre.

Ndërkohë AKU ka njoftuar se do të vijojë kontrollet rigoroze në të gjithë zinxhirin ushqimor në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e interesit dhe shëndetit të konsumatorëve.

Kujtojmë se prej disa ditësh AKU është në aksion ku ka vendosur miliona lek gjoba dhe ka mbyllur disa subjekte që tregtonin produkte ushqimore jashtë standardeve.

Njoftimi i plotë i AKU:

Nga këto kontrolle zyrtare ka rezultuar se dy subjekte në Tiranë, një në Berat dhe një në Dibër nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht: Në subjektin “Astrit Murataj” me aktivitet “Market për produktet ushqimore”, Kamëz, Tiranë, u konstatua mungesa e licencës përkatëse, për këtë shkelje, AKU mori masën administrative “Gjobë” me vlerë 1,000,000 lekë.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Hazbi Dervishi” me aktivitet “Supermarket për produkte ushqimore”, Tiranë, u konstatuan problematika në etiketimin e produkteve ushqimore. Për shkeljen e evidentuar AKU i vendosi gjobë me vlerë 100,000 lekë.

Në subjektin “Isa Crroj” me aktivitet “Tregtim mishi”, Bulqizë, Dibër, AKU konstatoi se subjekti ishte i paregjistruar në QKB, si dhe në ambientin e tregtimit u evidentua papastërti në mure, tavane dhe dysheme e dëmtuar. Për shkeljet e konstatuara, AKU vendosi gjobë në  vlerën 150.000 lekë si dhe bllokoi aktivitetin e këtij biznesi në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kushteve ligjore.

Në subjektin “Fidaete Gjika” me aktivitet “Njësi tregtimi”, Poliçan, Berat, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë i paregjistruar në QKB, si dhe u evidentua tregtimi i produkteve të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit (biskota, akullore, llokume, pije freskuese etj). Gjithashtu, gjatë kontrollit u konstatuan një sërë produktesh të paetiketuara, çka përbën shkelje ligjore (qumësht, sallam, sodë buke, piper, kanellë dhe limontos), si dhe subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet ushqimore që tregtonte.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat e mëposhtme: “Gjobë” me vlerën totale 500,000 lekë si dhe vendosi bllokimin e aktivitetit në mënyrë të menjëhershme.

AKU bën të ditur se, po vijon punën e intensifikuar në të gjithë vendin, duke kontrolluar përmbushjen e kërkesave ligjore nga ana e operatorëve të biznesit ushqimor, për të garantuar në këtë mënyrë konsumatorët për sigurinë e produkteve që konsumojnë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.​





Next Post
Policia monitoron vijën bregdetare dhe zonat e pushimit, Voda: Mbi 1500 efektivë në terren

Policia monitoron vijën bregdetare dhe zonat e pushimit, Voda: Mbi 1500 efektivë në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 18, 2026
Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

March 18, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In