• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AKU në aksion, 3.2 milionë lekë gjoba në tregjet ushqimore

by Aalison Pearse Stevens
27/09/2016 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime në 3 tregjet kryesore në Tiranë, ku janë marrë masa me gjobë 300 mijë lekë, deri në paralajmërime për bllokim aktiviteti. AKU ka kryer kontrolle në Tregun e Kombinatit, në Tregun në hyrje të Ish-Uzinës “Dinamo” dhe në Tregun Agro-Ushqimorë në rrugën Tiranë-Durrës. Inspektorët e AKU kanë konstatuar se, shumica e subjekteve tregtonin produkte, duke mos plotësuar kushtet higjeno-sanitare. Konkretisht, produktet si djathë, peshk, gjalpë, gjizë, ullinj, mish etj, tregtoheshin jashtë ambienteve, duke mos u mbajtur në frigoriferë, ashtu siç e parashikon ligji.

Inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU-së Tiranë kanë vendosur gjoba për 10 subjekte. Gjithashtu këto biznese janë paralajmëruar për bllokim të produkteve, nëse do të konstatohet se, i tregtojnë përsëri ato, në ambientet jashtë biznesit. Në Tregun e Kombinatit, 3 subjekte janë gjobitur me 700.000 lekë gjithsej. Në Tregun në hyrje të ish-Uzinës “Dinamo”, 4 subjekte janë gjobitur me 750.000 lekë gjithsej.

Në Tregun Agro Ushqimor në rrugën Tiranë-Durrës, 3 subjekte janë gjobitur me 900.000 lekë gjithësej.

Gjobat që ka vendosur Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit në vetëm një ditë, kapin shifrën e 2.350.000 lekë. Në disa raste, produkte si gjiza apo djathi, shiteshin në rrugë dhe për këto subjekte është vendosur gjobë 300.000 lekë dhe u la detyrë të plotësoheshin kushtet, në të kundërt do merret masa për pezullim aktiviteti. Ky aksion, fillimisht është kundërshtuar nga tregtarët, por më pas shumica prej tyre kanë pranuar se nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare.

Aksioni i AKU-së, ka për qëllim ndërgjegjësimin e Operatorëve të Biznesit Ushqimor, për të tregtuar produktet ushqimore, ashtu siç parashikon ligji dhe heqjen nga tregu të çdo lloj ushqimi që mund të përbëjë rrezik për konsumatorët. Gjithashtu Autoriteti Kombëtarë i ushqimit po kryen kontrolle edhe në tregje të tjerë, për të parë nëse plotësojnë kushtet higjeno-sanitare. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën apel qytetarëve që të denoncojnë çdo rast abuzimi me ushqimet, në tregje dhe nëpër biznese.

BW/d.i.

 

Next Post
Zbardhet vendimi skandaloz i gjyqtares Joana Qeleshi që tjetërsoi truallin në Lalëz

SKANDALI ME PRONAT TE GJIRI LALZIT/ Flet gjyqtarja e Durrësit Joana Qeleshi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

“Na jepni një vend në tryezë!”/ Rama për “The Observer”: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë

December 18, 2025
Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit!

Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit!

December 18, 2025
Përplasjet dhe përçarjet brenda PD po thellohen?! Anëtarëve të PD në Elbasan u kërkohet të bojkotojnë takimin e Salianjit: E organizon Suel Çela

Reagon Salianji: Berisha më largoi si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë! PD: S’ka pasur një detyrë të tillë, por është vetëpërjashtuar pas..

December 18, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Të dëshpëruar, që nuk gëzojnë dot shanset që po u jep drejtësia

December 18, 2025
Betimi i Endri Shabanit “déjà vu” i atij të Arta Markut 8 vite më parë: Nuk ndryshojnë flakadanët, kaosi…

Betimi i Endri Shabanit “déjà vu” i atij të Arta Markut 8 vite më parë: Nuk ndryshojnë flakadanët, kaosi…

December 18, 2025
Greqi, goditet grupi i drogës, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena (EMRI)

Greqi, goditet grupi i drogës, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena (EMRI)

December 18, 2025
Berisha nga Kavaja: Rama rri në pushtet se s’ngrihemi ne, ta përmbysim diktaturën e dytë! Më 22 dhjetor të gjithë në Tiranë

Berisha nga Kavaja: Rama rri në pushtet se s’ngrihemi ne, ta përmbysim diktaturën e dytë! Më 22 dhjetor të gjithë në Tiranë

December 18, 2025
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Kaosi dhe dhuna e deputetëve të PD në Kuvend, Shehi: Zhurmë dhe skenë e përsëritur që nuk ka rezultat

December 18, 2025
Fatos Klosi: Terroristët vijnë në Shqipëri për t’u fshehur, këto janë vendet më të rrezikuara

Meta rrëfehet në SPAK për “21 janarin”/ Fatos Klosi: Për mua është mashtrim i pastër, po përpiqet të justifikojë Berishën

December 18, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Edhe unë jam këtu (mos harroni!)

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In