Autoriteti kombëtar i Ushqimit ka bllokuar tregtimin e kikirikëve në gjithë Shqipërinë.
Kreu i këtij institucioni Dritan Sejko tha se kjo masë u mor pas alarmit të ngritur në media se ato përmbanin substanca të rrezikshëm.
Sipas tij bllokimi do mbetet në fuqi deri në analizimin e mostrave të këtij produkti në gjithë tregun.
Ndërkohë që lidhur me alarmin tjetër të ngritur nëpër media, për mishin e pulave që përdoren për prodhimin e vezëve, Sejko tha se konsumi i tyre nuk përbën asnjë rrezik.
Deklaratat e Sejkos u bënë gjatë punimeve të konferencës shkencore për sigurinë ushqimore, ku u diskutuan masat për të garantuar më shumë mbrojtje për konsumatorët.
shqiptarja.com/d.i.