• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AKU bllokon 4 subjekte, ndër to kreperia dhe restoranti në Tiranë

by Java News
09/08/2019 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar katër subjekte në Tiranë dhe Elbasan, ndër to një kreperi dhe një restorant kinez.

Nga kontrollet e AKU ka rezultuar se 4 subjekte në Tiranë dhe Elbasan nuk përmbushin kërkesat ligjore të Sigurisë Ushqimore. Më konkretisht:

Në subjektin “Platea-Fjoralb Kaca” me aktivitet “FastFood&Kreperi”, Tiranë, u konstatua se aktiviteti ushtrohej pa licencën përkatëse (kategoria II.1.A. – Prodhim, përpunim dhe shpërndarje të ushqimit për njerëz), nuk dispononte/zbatonte planin HACCP si dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë (lëndë të para pa fatura). Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit, trupa inspektuese mori masat administrative:

“Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë (ushtrim aktiviteti pa licencën përkatëse),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (moszbatim i sistemit të vetëkontrollit),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë), si dhe

“Ndërprerje e aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore dhe licencimin.

Në subjektin “Ervis Drita” me aktivitet “Tregtim i fruta-perimeve”, Tiranë, u ushtrua kontroll në vijim të indicios së ardhur nga Bashkia Tiranë, nga ku u konstatua se aktiviteti ushtrohej në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme (ambjent i hapur, dysheme e pashtruar, mungon tualeti dhe uji i rrjetit, ekspozimi në diell i produkteve, arka me produkte në kontakt me tokën, personeli pa librezë shëndetësore) dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë (faturat tatimore) për produktet (shalqi, pjepër, patëllxhan, lulelakër, spinaq, brokoli, qepë e njomë, etj). Për shkeljet ligjore të konstatuara, ndaj subjektit, trupa inspektuese mori masat administrative:

“Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (mangësi në kushtet higjeno-sanitare),

“Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

“Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit), si dhe

“Ndërprerje e aktivitetit” në mënyrë të mënjehershme deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Në subjektin “Le Xu” (KungFu Express) me aktivitet “Restorant”, Tiranë, u konstatua se aktiviteti ushtrohej pa licencën përkatëse (kategoria II.1.A.1 – prodhim, përpunim dhe shpërndarje të ushqimit për njerëz), në kushtet higjeno-sanitare të papërshtatshme (ambienti i palyer, tavan dhe dyshemeja e dëmtuar, papastërti, parregullsi dhe mbingarkesë në ambientin dhe pajisjet e punës, ambient i përbashkët pune për përgatitje e produktet “pasta” dhe “mish”), si dhe kushte të papërshtatshme të ruajtjes frigoriferike (ringrirja e produkteve të shkrira, ruajtje e përbashkët e produkteve “pasta” dhe “peshk” etj). Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit, trupa inspektuese mori masat administrative:

“Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë (ushtrim aktiviteti pa licencë),

“Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (mangësi në kushtet higjeno-sanitare), si dhe

“Ndërprerje e aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore dhe licencimin.

Në subjektin “Asim Kllogjri” me aktivitet “Dyqan ushqimor”, Kllogjri/Prrenjas, u konstatua se subjekti tregtonte produkte ushqimore me afat përdorimi të kaluar (CocaCola me datë skadence 22.05.2019, Fanta Exotik me datë skadence 19.06.2019, Fanta Portokall me datë skadence 19.06.2019, biskota “Petit Beurre Extra” me datë skadence 01.11.2018.), si dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (prania e papastërtive, dyshemeja, tavanet dhe raftet me prani ndryshku dhe sipërfaqe jolehtësisht të pastrueshme, pa tualet, pa lavaman, temperaturat e ambienteve nuk monitoroheshin, pa plan DDD, personel pa librezë shëndetësore). Për shkeljet ligjore të konstatuara, ndaj subjektit, trupa inspektuese mori masat administrative:

“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (tregtim të produkteve me afat përdorimi të kaluar),

“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mangësi të kushteve të përgjithshme dhe të veçanta të higjenës).

“Bllokim i produkteve” të pasigurta me destinacion asgjësimin, si dhe

“Ndërprerja e aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Next Post
Zbuloni 13 filmat më të frikshëm të të gjitha kohërave

Zbuloni 13 filmat më të frikshëm të të gjitha kohërave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In