Moderatorja dhe njëkohësisht aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka treguar periudhën e vështirë që ka kaluar në Shkodër.
E ftuar në “Ftesë në 5”, Rudina u shpreh se në kohën kur studionte për juridik në Shkodër lëvizte me çekiç në çantë.
Aktorja tregoi se jetonte në lagjen “Rus”, lagje e cila është mjaft e njohur pasi aty banon fisi i bandës së rrezikshme të Bajrave.
“Studioja për juridik. 4 vite shkollë, të betohem, unë i kam bërë më çekiç në çantë, sepse nuk kishte ndriçim dhe kisha frikë.
Jetoja në lagjen “Rus” në Shkodër dhe aty ishte shumë e frikshme. ishte tmerr. E mbaja çekiçin për vetëmbrojtje por të betohem se nuk më është dashur ta përdor në asnjë moment”, tregoi moderatorja Rudina Dembacaj ndër të tjera.
Aktorja u përpoq të shpjegonte arsyen e vërtetë që qëndronte pas asaj deklarate, e cila preku pothuaj të gjitha nënat.
“Fëmija im po edukohet me ta thy në mes fëmijën tënd po e kruajti tepër. Pra, edukoni secili fëmijën tuaj”, ishte ky statusi që aktorja Rudina Dembacaj. Kaq mjaftoi që i gjithë rrjeti të fillonte kritikat.
Siç shpjegoi Rudina, si fillim Viktoria i kishte treguar të atit që dikush në kopsht e kishte goditur dhe pas kësaj, prindërit këmbëngulën për të mësuar gjithçka që kishte ndodhur.
Edhe pse si fillim, drejtuesit e kopshtit kishin raportuar se nuk ishte asgjë me shumë rëndësi, Rudina dhe Aleksi kërkuan të shikonin kamerat. Aty vërejtën se edukatorja luante me telefon, ndërkohë që dy fëmijët ziheshin me njëri-tjetrin.
Pas kësaj, edukatorja u pushua nga puna, ndërsa Rudinës iu thye zemra. Për këtë arsye, ajo pati një arsye të fortë që jo vetëm të nxirrte gjithë mllefin përmes atij statusi, por të niste të mësonte të bijën se si duhej të mbrohej në të tilla situata. E përlotur, Rudina tha se “tek vajza, unë nuk mbaj”, duke pranuar hapur se për të bijën është e gatshme të bëjë çdo gjë.
g.kosovari