• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aktorja Marjana Kondi: Përtej llozhave e perdes kadife, lëngon teatri i amortizuar, duhet të shohim nga e ardhmja!

by Java News
20/06/2018 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka reaguar edhe aktorja e njohur Marjana Kondi mbi debatin e hapur per Teatrin Kombetar dhe projektin per ndertimin e nje te riu ne vend te ekzistuesit i cili eshte totalisht i amortizuar dhe i parikonstruktueshem.

Kondi me ane te nje postimi ne Facebook, me nje pene te bukur e plot emocion shkruan se TK ne kujtimet e saj, përtej së kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife, lëngonte një teatër i amortizuar e i braktisur nga instancat shteterore

Me tej ajo thekson se ”E kuqja e sallës ishte skuqja nga turpi i këtij shpirti që vuante”, duke shtuar se gjendja sot eshte po njelloj, ndaj ”Kjo gjendje shton nevojën për të kërkuar një teatër të ri, të mirëmbajtur, me të gjithë elementët teknik si hapësira skenike, akustika, numri i sallave, elementët audio dhe ndriçim, kapacitet të lartë të vendeve për publikun, ambiente bashkëkohore pune për aktorët.”, shton Kondi, raporton lexo.al.

Ne fund te reagimit te saj, ajo shton se ”Mbështes cdo iniciativë që kërkon ti jap kombit,qytetit,publikut,aktorve,regjisorëve një teatër qe kemi dashur,por pa gjymtuar shtratin e sotshem te teatrit.E cilësoj, pa cënuar shtratin e sotshëm të teatrit. Thyhem kur flitet për teatrin sepse i kam një teater e shpirt”.

POSTIMI I PLOTE

Kujtimet mbeten. Impresionin e parë si aktore ajo sallë ma transmetoi nëpërmjet të kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife. Nuk shihja për herë të parë teatër të këtij stili,por ndjesia ishte e tillë. Atyre viteve unë isha nismëtare e një kauze për mbrojtjen e “Estradës së Shtetit” sëbashku me kolegë të mi.

Sot nuk dua që historia të përsëritet, por si artiste e skenës nuk mund të jem indiferente ndaj kauzës së prishjes dhe rindërtimit të “Teatrit Kombëtar” dhe zgjedh të jem faktor në krah të kolegëve. Gjithmonë realiste, në mbrojtje të artit dhe institucioneve kulturore. Perdja e kuqe e “Teatrit Kombëtar” e cila më impresionoi aq shumë, nuk arriti të më zërë sytë dhe la zbuluar teatrin përpara meje. Përtej së kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife, lëngonte një teatër i amortizuar e i braktisur nga instancat shteterore.

E kuqja e sallës ishte skuqja nga turpi i këtij shpirti që vuante.

Të tillë për fatin e keq e gjej dhe sot. Kjo gjendje shton nevojën për të kërkuar një teatër të ri, të mirëmbajtur, me të gjithë elementët teknik si hapësira skenike, akustika, numri i sallave, elementët audio dhe ndriçim, kapacitet të lartë të vendeve për publikun, ambiente bashkëkohore pune për aktorët. Dhe këtë se kërkoj për vete por për gjeneratat qe do vijnë.Kërkesa për një teatër të tillë (pa cënuar asnjë centimetër nga territori ekzistues). Jam e dëshiruar të luaj në një skenë të tillë. Një skenë e cila i përgjigjet më së miri nivelit artistik të kolegëve të mi. Një teatër i cili lejon të prehen të qetë shpirtrat e emrave të mëdhenj që kanë dhënë aq shumë për artin shqiptar. Unë si person nuk pushtohem nga nostalgjia. Më pëlqen e reja, modernia, e ardhmja…

Ndaj mbështes cdo iniciativë që kërkon ti jap kombit,qytetit,publikut,aktorve,regjisorëve një teatër qe kemi dashur,por pa gjymtuar shtratin e sotshem te teatrit.E cilësoj, pa cënuar shtratin e sotshëm të teatrit. Thyhem kur flitet për teatrin sepse i kam një teater e shpirt. Ne duhet të shtrëngojmë në zemër të kaluarën dhe të drejtojmë shikimin nga e ardhmja.
Me shpresën që të bëhet më e mira për të gjithë ne, 

Marjana Kondi

ma.me

Next Post
Enver Hoxhaj: Asociacioni do të formohet, por kur të anëtarësohemi në OKB

Enver Hoxhaj: Asociacioni do të formohet, por kur të anëtarësohemi në OKB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij”, Netanyahu bën thirrje për ndryshim regjimi

“Populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij”, Netanyahu bën thirrje për ndryshim regjimi

February 28, 2026
Irani nis kundërpërgjigjen ndaj sulmit të SHBA-së dhe Izraelit, regjimi iranian lëshon raketa drejt shtetit hebre

Irani nis kundërpërgjigjen ndaj sulmit të SHBA-së dhe Izraelit, regjimi iranian lëshon raketa drejt shtetit hebre

February 28, 2026
Shembja e rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama: Nuk ka asnjë lidhje me punimet që po bëhen në Korridorin VIII

Shembja e rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama: Nuk ka asnjë lidhje me punimet që po bëhen në Korridorin VIII

February 28, 2026
Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

February 28, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

February 28, 2026
Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

February 28, 2026
“Ulërima e luanit”/ Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë me raketa Iranin

“Ulërima e luanit”/ Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë me raketa Iranin

February 28, 2026
“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In