Aktorja Ema Andrea ka reaguar ashpër, pas seancës së sotme plenare, e cila degradoi në fyerje dhe ofendime të ulëta.
“Parlamenti i Republikes se Shqiperise si kafeneja me e ndyre e piset e shemtuar ku mblidhen per tu share, te pershtatshmit e kesaj hapesire! Asnje fjali per problemet e ketij vendi! Asnje fjali per qytetaret! Asnje mendje e urte! Asnje drite shprese! Fjalori juaj, fjalimet tuaja nuk kane asnje lidhje me liderat e nje kombi! Nder te tjera jeni shembulli me keq per brezin e ri! Dhe serish merrni driten e mediave dhe kohen time! Ne kete vend ,e keqja eshte bere normale! …. Dhe e keqja juaj (te gjitheve) nuk ndalet! A keni Zot!?”, shkruan aktorja e njohur.
/a.meta










