Aktorja e madhe Tinka Kurti, e cila u shtrua dje urgjencë në spital, sot gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme. “BalkanWeb” mëson se aktorja ndodhet në Spitalin Amerikan 3 nën kujdesin maksimal të mjekëve dhe stafit, ndërsa është prekur nga një infeksion pulmonar.
Aktorja po merr ndihmën mjekësore dhe mësohet se është nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve, ndërkohë që ditën e djeshme u vizitua edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Kujtojmë se aktorja do të duhej të ishte në skenë për të performuar në operan e famshme “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës.











