Një modele e njohur ‘me drita të kuqe’, ish-bashkëshorte e një futbollisti të kombëtares së Uruguajit, është kapur me rreth 6.5 kg kokainë në aeroportin e vendit.
Avokati i modeles 27-vjeçare, Pablo Casas, thotë se klientja e tij “nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së valixheve”.
Ajo ka dy vajza me 48-vjeçarin Morales – i cili njihej si Chengue gjatë karrierës sportive dhe ka përfaqësuar Uruguajin në kupën e botës 2002.
Pas arrestimit të Etcheverria, Morales besohet se ka paguar gjobat ligjore pasi tha se prioriteti i tij është kujdesi për dy vajzat.
Etcheverria ishte pjesë e grupit që fluturonte drejt Madrid, në Spanjë, kur u ndaluan nga policia për një kontroll në një nga burrat.
Oficerët gjetën në valixhet e tyre gjashtë pako pluhuri të bardhë që në total peshonin 6.5 kilogramë.
Përveç drogave, u sekuestruan dy mjetet e transportit të grupit dhe 900 euro para të thata.
/f.stafa