• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Aktori shqiptar që luan në Hollivud përkrah Megan Fox-it

by
03/06/2015 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Surprizat e karrierës së shqiptarit Marko Caka në gjininë kinematografike nuk mbarojnë. Ai jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi u bë pjesë e kastit të aktorëve të filmit “Money Monster” i regjisores Jodie Foster, ku luajti përkrah aktores së njohur Julia Roberts, është tashmë pjesë e një tjetër prodhimi hollivudian. Marko Caka është pjesë e xhirimeve të filmit të titulluar “Teenage Mutant Ninja Turtles 2”, i cili po prodhohet si një version i dytë duke marrë shkas nga prodhimi i versionit të parë që doli në vitet ’90. Filmi do të transmetohet në kinematë botërore qershorin e vitit të ardhshëm.

Në këtë film aktori Marko luan përkrah aktores bukuroshe Megan Fox. “Filmi është aksion, aventurë dhe komedi me metrazh të gjatë, si dhe vlen të themi se i ka kushtuar produksionit hollivudian “Paramount” një buxhet prej 191 milionë dollarësh. Unë jam në rolin e një banori periferik të Grand Central (Grand Central Commuter) pranë aktores Megan Fox, e cila luan rolin e April O’Neil-it, të një vajze kolegji, të dashuruar dhe që i pëlqejnë aventurat. Ngjarjet zhvillohen në Nju-Jork gjatë festimit të festës së Halloween-it”, tregon Marko për gazetën “Shekulli”. I pyetur se si është të punosh përkrah këtij ylli botëror, ai u shpreh se është fat. “Ajo është me të vërtetë një profesioniste që di të koordinojë talentin e saj me bukurinë.

Në pamje të parë të jep përshtypjen e një arroganteje, por kur afrohesh e bisedon me të është shumë e thjeshtë dhe e dashur”, thotë ai. Për të kjo eksperiencë është shumë e rëndësishme dhe e veçantë. “Është unike, sepse, përveç bashkëpunimit me yjet botërore, si: Stephen Amell, Megan Fox, Alan Ritschson e Aleksandra Ambrosio, është edhe një staf i madh teknik e prodhues, i cili ka një profesionalizëm dhe seriozitet të lartë që shikon me imtësi edhe detajet e vogla. Si për shembull: gjatë skenave të para, për shkak të xhirimeve për disa orë u mbyll së funksionuari një nga terminalet më të mëdha dhe më historike të botës, Grand Central.

Ky terminal çdo ditë vizitohet nga 10 milionë vizitorë. Por atë ditë sheshxhirimi ishte i rrethuar me plot vizitorë, të cilët gjatë pushimeve kërkonin autografe apo “selfie” nga aktorët e filmit. Kjo eksperiencë e veçantë të bënte të ndiheshe shumë mirë”, rrëfen ai. Ai ka luajtur përkrah shumë yjeve botërore prej të cilave ka mësuar shumë për profesionin e tij, megjithëse për të disa prej tyre ngelen më të preferuarit. “Unë kam luajtur në rolet e vogla mbështetëse me shumë yje, si: Tom Hanks, George Clooney, Roberto De Niro, Leo Di Caprio, Julia Roberts, James Belushi, Ben Afleck, Emma Roberts, Meryl Streep, Patricia Arquette, Richard Gere, Liam Neeson, Steve Buscemi, Jack O’Connell.

Megjithëse e kam të vështirë të veçoj, se të gjithë i vlerësoj shumë, më të veçantët si yje dhe më miqësorët ndaj meje në sheshxhirim kanë qenë George Clooney, Di Caprio, e Meryl Streep. Jam me shumë fat që i njoha nga afër të gjithë dhe që u bëra koleg me idhujt e mi, me ata që kanë qenë pjesë e ëndrrave të mia fëminore. Mbase Zoti e kishte shkruar që t’i njoh dhe të punoj me ta, bashkë me dy regjisorët më të mëdhenj të botës si Steven Spielberg e Martin Scorsese”, përfundon ai.

Shekulli

Next Post

Erleta, oficerja e parë shqiptare e Zvicrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In