Aktori shqiptar Marko Caka, që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shprehur i revoltuar me postimet e “VIP”-ave shqiptarë në Instagram, të cilët ekspozojnë luksin e tyre, ndërkohë që përreth tyre ka vetëm skamje.
“Unë dua ta festoj kështu… Kam vendosur ta bojkotoj instagramin duke zvogëluar postimet e shpeshta sepse më është shpifur ai luksi i tepruar i Instagramistave shqiptare (gjoja VIP) ku përreth tyre jeton vetëm skamja.
Mbrëmë ishte darka e ime e parë pas kaq kohe i ftuar tek një mik i imi në Neë Jersey sepse sado që pagën e kam sa katërfishin e kryeministrit shqiptar, ju betohem se nuk gjej kohe të shplodhem, jo më të bredh pas darkave festive duke bërë dhurata të pafund si Instagramistët shqiptarë.
Ma keni shpifur që nuk i hidhni sytë sadopak tek njerëzit përreth jush të mbledhur pranë sofrës të pangrënë.
Merry Christmas”, shkruan Caka i revoltuar.
a.cupaj










