Kryebashkiaku Erion Veliaj vijon dëgjesën me aktorët për Teatrin Kombëtar.
Gjatë takimit, aktori Neritan Liçaj theksoi se është kundër shembjes së Teatrit dhe në fund të fjalës u largua.
“Nuk do të ketë konsensus me askënd. Teatri dhe prona ku ngrihet është pasuri publike, do e mbrojmë pa asnjë lëshim. Kërkojmë dialog dhe diskutime konstruktive. Jemi të hapur ndër ndërtimin e një teatri të ri në një vend tjetër. Punë të mbarë dhe mirupafshim”, u shpreh ai.
Pas largimit të tij, Veliaj u shpreh se kishte urdhër nga partia për të bërë një gjë të tillë duke e cilësuar si fyese:
“E kisha në celular mesazhin që Neritani mori nga partia. Ndarja e artistëve me porosi politike është fyese”.
a.ç