Aktori i humorit Albano Bogdo është ndarë nga e fejuara e tij Flavia Llakaj, një vit pasi shkëmbyen unazat e fejesës verën e kaluar. Edhe pse ai e ka mbajtur të fshetë ndarjen, miqtë të afër kanë dëshmuar se Bogdo nuk e vazhdon lidhjen me Flavian, një vajzë e panjohur për publikun, shkruan “Story”.
Gajtë lidhjes me të Albano ishte shumë i dashuruar, dhe kjo shpjegonte faktin që ai u fejua në fshehtësi vetëm pas gjashtë muajsh marrëdhënie. Edhe pse vetë aktori nuk ka preferuar të japë vetë detaje për këtë histori, ai nuk është treguar i kursyer me postimin e fotove ku shfaqet në intimitet me të.