• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aktorët e skenës së vjetër politike dhe teatri i ri i artistëve!

by Alfred Peza
16/05/2020 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Shfaqja e ditëve të fundit përpara godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, është vënë aq shumë herë në skenë, sa ka gjithnjë e më pak spektatorë. E kam fjalën për shfaqjen politike, të aktorëve të skenës së madhe shqiptare, të cilët nuk kanë lënë asnjë rast deri më sot, pa bërë pis për interesat partiake çdo kauzë tjetër të shoqërisë. E të jenë të sigurtë, që nuk do të lënë, as në të ardhmen.

Kjo është mënyra më e keqe për të bërë politikë, e cila si për ironi të fatit, ka rezultuar edhe rruga më e efikase për të zhbërë me shpejtësi, çdo betejë të grupeve të tjera të interesit. Rezultatet e kësaj kulture politike, që kërkon të instrumentalizojë çdo iniciativë tjetër jashtë saj në këtë vend, nuk kishin sesi të ishin të ndryshme nga ato që ka sjellë sot, edhe për artistët e Shqipërisë.

E keni parë besoj sesi i kanë ndarë, përfundimisht pas 30 vjetësh me sukses të plotë në “pro dhe kundra”. Në “tanët dhe të atyre”. Në “o me ne o kondra nesh, se rrugë të mesme nuk ka” më. “O ne, o ata”. “Ja vdekje, ja liri”! Në “miq dhe armiq”. Në “artistë të majtë dhe artistë të djathtë”. Në “të blerë e në të shitur”. Në “engjëj dhe djaj”. Në “militiantët e njërit dhe ata të tjetrit”.

Është pikërisht ai momenti fatal kur ndërrohen rolet përfundimisht mes palëve. Pas kësaj të gjithë keni patur mundësi të shikoni live sesi artistët rrijnë në plate, ndërsa politikanët ngjiten lart në skenën e shfaqjes. Protagonistët nëpër lozha, liderët në pultin e regjisë. E në fund, duartrokitjet dhe të ardhurat politike të shfaqjes, shkojnë për për të mbushur arkat elektorale të partive.

Askush nuk dëgjon më as argumenta, e as analiza logjike. As debat profesionistësh dhe as konkluzione ekspertësh. Sepse kur flitet me gishta në vesh për gjak e për luftë, askush nuk ka kohë që të vendosi në kokë, një kurorë dafinash për paqe. A mund të thotë dot më ndokush pas kësaj, se Oscar Wilde e kishte fjalën edhe për ne kur shkruante se “vetëm në teatër mund jetoja”?

Sigurisht që jo. Jo thjeshtë për nga kushtet brenda ambjenteve të sotme, të godinës së Teatrit tonë Kombëtar. As edhe për shkak të mungesës së asaj magjie fantastike që Charles Baudelaire e gjente tek llampadari i teatrit. Por mbi të gjitha, për shkak të asaj shfaqjes së shëmtuar që politika pasi e zaptoi e nuk e lëshon më, për të na luajtur tani çdo natë, në vend të artistëve!

Fundi i kauzave të tilla false të opozitarëve tanë, për fat të mirë, dihet tashmë në Shqipëri. I keni parë tek parku i lodrave për fëmijë tek Liqeni Artificial. Tek Arena Kombëtare e Futbollit. Tek Sheshi “Skënderbej”… E deri tani vonë, tek projekti i zhvillimit të Unazës së Madhe të Tiranës.

Duke e ditur që tani fundin pa lavdi edhe të kësaj shfaqje të radhës, kanë filluar që ti ofrojnë qytetarëve si projekte të reja pas kësaj, edhe atë të shembjes së Muzeut Historik Kombëtar. E pse jo, nesër edhe të Kullës së Sahatit! Sepse e dijnë mirë, se të luash me psikozën e frikës së qytetarëve, mund tu japi edhe pak vaj për të mbajtur ndezur flakën e qiriut që po u shuhet.

E keni parë këtë qasje të liderëve të opozitës shqiptare, jo vetëm në kauzat e tyre të dështuara, për të penguar projektet e reja të zhvillimit në qytet. Por, edhe në çdo kauzë tjetër qytetare, jashtë zhvillimit. Jashtë artit, kulturës, urbanistikës apo arkitekturës. E keni parë sesi e kanë gjithmonë edhe më kalloj që të tentojnë të manipulojnë. Përmes propogandës së tyre, kur çirren se prapa çdonjërës fshihet një akt më i madh korruptiv, nga çështë edhe vetë projekti i radhës.

I keni parë opozitarët tanë, sesi tentuan që tia rrëmbenin kauzën e tyre të drejtë, edhe studentëve në dhjetorin e 2018. Si tentuan që ta manipulonin për interesat e tyre të vockla të ditës, edhe banorët e Kukësit kur protestuan për pagesën që duhet të bënin, sa herë të kalonin traun e Rrugës së Kombit. Sikundër edhe me dhjetra protesta, nisma, e aksione të tjera qytetare që janë mbytur ende pa lindur, nga zelli i politikës së ditës.

Nesër kur të vihet në skenë, shfaqja e parë në sallën e godinës së re të Teatrit Kombëtar, aktorët do të jenë sërisht në tempullin që u takon përjetësisht. Ndërsa aktorët e skenës së vjetër politike, me siguri që nuk do të kenë kohë për të qenë këtë radhë aty, ku u takon vetëm si spektatorë. Sepse, me siguri që do të jenë të zënë, me përpjekjen e radhës, për të zhbërë me sukes kauzën qytetare të ditës!

Next Post
“SMS-ja në celularin e Jaeld Çelës që mbeti pa përgjigje”/ Artan Hoxha jep detaje: Iu dërgua për Vitin e Ri nga prokurorët

"SMS-ja në celularin e Jaeld Çelës që mbeti pa përgjigje"/ Artan Hoxha jep detaje: Iu dërgua për Vitin e Ri nga prokurorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In