Dushan Janjiç, anëtar i Këshillit të Partisë, “Aktivna Serbia” (Serbia Aktive), në një intervistë për Radio Kosovën tha se ky subjekt politik që është themeluar në Kosovë këto ditë, njeh institucionet e Kosovës dhe në program ka normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.
“Partia Aktivna Serbia (Serbia Aktive), ka thënë Janjiç është e formuar dhe e regjistruar në Serbi në vitin 2012. Ajo ka këshillat rajonalë në Beograd dhe në tri qytete të tjera të Serbisë. Në Kosovë keni themeluar organizatën Serbia Aktive për Kosovë. Çfarë do të thotë kjo. Kjo do të thotë se ne përmes kësaj organizate do të marrim informacione që lidhen me zhvillimet politike në Kosovë dhe do të japim këshilla se si duhet udhëhequr politika në Kosovë. Tjetër: kjo nuk do të jetë parti ekskluzive vetëm për serbë. Ne e dimë se për një kohë të gjatë nuk do të kemi shqiptarë që do të anëtarësohen në partinë tonë, sado që kjo kurrë nuk dihet, mirëpo me siguri do të kemi anëtarë nga komunitete tjerë që jetojnë në Kosovë”.