Vatrat e zjarrit nuk dinë të ndalen në këto ditë të nxehta vere. Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar në Mamurras. Zjarri i fuqishëm sipas banorëve rrezikon edhe banesat.
Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes. Sakaq, me heret, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për situatën e zjarreve në vend.
Peleshi njofton se zonat më problematike janë vënë në kontroll, duke theksuar se sfidë për autoritetet aktualisht mbetet Karaburuni.
/b.h