Pedagogu Ervin Goci gjatë fjalës së mbajtur sot tek protesta e Teatrit ka thënë se në Durrës janë mbledhur 6 mijë e 8 firma për peticionin për rindërtimin e Teatrit.
Goci thotë se nesër do të vijohet në Shkodër dhe do të shkohet kështu në shumë qytete me peticionin që në kokë ka rindërtimin e Teatrit Kombëtar. Ai gjithashtu paralajmëroi se aleanca po përgatitet për një tubim të madh, por kishte edhe një paralajmërim për SPAK-un. “Po përgatitemi për një tubim madhështor për themelet e teatrit dhe kësaj republike, filozofia e sheshit. SPAK të bëjë punën se kjo do të shkaktojë përplasje civile” tha ai.
/e.rr











