Një grup militantesh të lëvizjes Femen ka inskenuar një protestë në vendin ku voton Marine Le Pen, në Henin-Beaumont, në veri-lindje të Francës.
Pesë aktiviste kanë protestuar mbi një kishe në ndërtim, topless me mbishkrime ‘Marine në pushtet, Marianna dëshpërohet’.
Marianna është personifikimi i republikës franceze dhe përfaqëson kështu vlerat e republikës.