Një aksion blic po ndodh aktualisht në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Forcat Speciale, RENEA po ushtrojnë kontrolle në disa makina.
Aksioni po bëhet për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga policia, e cila po ushtron kontrolle ndaj disa personave.
Sipas BW, bëhet fjalë për një operacion të befasishëm për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga policia të cilët dyshohet se fshihen në këtë zonë.
Në fotot e siguruara nga ky operacion duken forcat speciale të cilat ndalojnë automjetet në rrugë dhe nisin kontrollet./m.j