Prej disa ditësh në vend po vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Eksperti për Sigurinë Fatjon Softa, tha se këto aksione duhet që të bëhen, pasi sipas tij në Tiranë janë zaptuar pronat private.
‘Pronat publike në disa zona në Tiranë janë zaptuar. Ai që do të marr një leje se merr dot. Tirana ka po ato rrugë që kemi trashëguar para viteve ‘90. Sot s’ka një rrugë të re. Se di si një inspektor i bashkisë nuk sheh element e sigurisë, të gjithë dyert lokalet i kanë bërë me xhamë që i hapin nga jashtë, biçikletat janë vendosur në rrugë dhe nuk kalon dot. Nëse bashkia do të kishte hapur rrugë alternative do të ishte më e lehtë’, tha ai.
Anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Halit Valteri tha se ndërtimet pa leje duhet që të ndalen dhe njerëzit të ndërgjegjësohen që të mos zaptojnë më hapësirat publike.
‘Duhet që të ketë një sistemin. Tek Delijorgji është vendosur që karriget të jenë në rresht dhe tendat bëjini një ngjyrë dhe njerëzit të mos pengohen kur të kalojnë. Ky aksionin nuk është për të shkulur një tendë dhe për të lënë një tjetër, por për të liruar hapësirat publike. ky aksion duhet që të përshkallëzohet dhe të ndërgjegjësohen vetë njerëzit që të mos të ketë makutëri. Por të respektojnë territorin dhe të mos ta ndosin këtë vend ku hyjnë mijëra turistë’, tha ai.
Ibsen Elezi tha se s’mund të bëhej prishja e ndërtimeve pa leje brenda 1 dite. Sipas tij, strukturat përgjegjëse duhet që të marrin përgjegjësi.
‘Strukturat të njësive vendore dhe qendrore janë struktura që kanë përgjegjësi pse ka arritur deri këtu kjo situatë. Pra duhet që të ketë përgjegjësi penale dhe administrative. Në 10 raste 3 janë persona që nuk e meritojnë këtë goditje në ekstrem. Është edhe sezon turistikë. Nuk mund të bëhet ky aksion kështu menjëherë, sepse shteti nuk duhet që ta lejonte këtë situatë deri këtu’, tha ai.

