Fushata e gjelbër në kryeqytet është shtrirë në çdo hapësirë komunitare, ku bashkë me Bashkinë e Tiranës, qytetarë të ndryshëm janë sensibilizuar pro nismës. Edhe sot në Njësinë 4 të Tiranës u shtua hijeshi dhe jetë me mbjelljen e pemëve të reja.
Janë rreth 50 pemë të reja që u mbollën në zonën e Oxhakut dhe në rrugën”5 Maji” me kontributin e deputetes, punonjësve të Njësisë dhe disa banorëve.
Bashkia Tiranë ka lançuar nismën “Dhuro një pemë “ duke nxitur qytetarët që të kontribuojnë për gjelbërimin e qytetit. Kushdo mund të dhurojë një pemë dhe ta mbjellë atë në kujtim të një momenti të veçantë apo një njeriu të dashur në jetën e tij.
Qytetarët e Tiranës janë ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e aksioneve për mbjelljen e pemëve, si një mundësi për të jetuar shëndetshëm.
Bashkia e Tiranës, tashme prej disa vitesh që nga ardhja e Erion Veliaj në krye të saj, ka promovuar iniciativa të tilla të cilat synojnë që përmes strategjisë së gjelbër, të mbillen 2 milionë pemë deri në 2030./a.m.