• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksioni i ri i rrugorëve ndaj shoferëve që nuk respektojnë përparësinë e këmbësorit

by A R
19/06/2018 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga analizat e aksidenteve rrugore të mëparshme dhe rrezikshmëria që karakterizon këmbësorët në vendkalimet e tyre dhe jo vetëm, organizoi shërbime në forma të ndryshme kontrolli për rreth dy orë, me qëllim monitorimin dhe konstatimin e drejtuesve të mjeteve dhe motomjeteve që nuk u japin përparësi këmbësorëve në disa nga rrugët dhe kryqëzimet urbane kryesore të kryeqytetit, ku u verifikuan dhe u proceduan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve 35 drejtues mjetesh.

Edhe pse në fund të këtij 6-mujori, numri i aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve ka një rënie të ndjeshme ku numërohen 36 aksidente më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, 2 jetë të shpëtuara më shumë si dhe një numër më i ulët i personave që kanë pësuar dëmtime të rënda dhe të lehta, përsëri në rrugët dhe kryqëzimet e kryeqytetit hasen raste flagrante të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kryesisht mosdhënie përparësie këmbësorëve, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve dhe ciklomotorëve, shkelje për të cilat nuk duhet parë si zgjidhje vetëm mekanizmi i ndëshkimit nga Policia Rrugore, por duhet një reagim qytetar dhe social në formën e autokontrollit, për të pasur rrugë më të sigurta dhe më pak trauma të shkaktuara nga ngjarjet rrugore.

Sipas Policisë së Shtetit, mjafton të analizosh trendin e disa prej shkeljeve kryesore të rregullave të qarkullimit rrugor, për të kuptuar nivelin e ulët të edukatës rrugore dhe se sa pak rëndësi ka jeta e njeriut për drejtuesit e mjeteve në kryeqytet, ku vetëm për 6-mujorin e parë të këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës, janë:

• 236 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur (44 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar).
• 10 000 drejtues mjetesh, janë ndëshkuar për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve (2900 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar).
Ndërkohë që e njëjta situatë paraqitet edhe me përdorimin e kaskës mbrojtëse, parkimet dhe parakalimet e gabuara, ku vihet re rritje e numrit të konstatimeve për këto shkelje.
Vlen të theksohet se nga të dhënat e këtij 6-mujori, ka një rënie drastike të numrit të konstatimeve për mospërdorim të rripit të sigurisë (8500 ndëshkime më pak se e njëjta periudhe e vitit të kaluar), çka tregon një reagim pozitiv të përdoruesve të rrugës kundrejt detyrimit për të vendosur rripin e sigurisë gjatë drejtimit të mjetit, reagim i cili duhet të reflektohet edhe ndaj normave dhe rregullave të tjera të qarkullimit rrugor./a.m.

Next Post
Gjyqtari i Tiranës në sitën e vettingut, Ilir Toska është kandidat për KLGJ

Gjyqtari i Tiranës në sitën e vettingut, Ilir Toska është kandidat për KLGJ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

March 1, 2026
Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 1, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Mbi islamofobinë si sëmundje

March 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Mars 2026

March 1, 2026
Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

March 1, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Putin: Vrasja e Khameneit, cinike! Shkel ligjin ndërkombëtar

March 1, 2026
Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

March 1, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

March 1, 2026
Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

March 1, 2026
Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In