Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë të përshtatur për kultivimin e kanabis në Ndroq.
Burime për Report Tv nga policia bëjnë me dije se banesa ishte me të gjitha pajisjet dhe infrastukturën e nevojshme për rritjen e lëndës narkotike në ambiente të brendshme.
Akoma mbetet e paqartë nëse ka persona të arreatuar. Aksioni nisi që në orën 09.00 të ditës së sotme në të gjithë vendin, me urdhër të kryepolicit Gledis Nano.
/b.h