Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për efektivin e Policisë së Kukësit Shkëlqim Cika. Ai akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim.
Ky vendim i Gjykatës vjen pas kërkesës së SPAK, pasi ky shtetas i ka kërkuar ryshfet një qytetari i cili ndodhej në arrest shtëpie.
Sipas njoftimit të SPAK, Cika ka kërkuar ryshfet me qëllim mos deklarimin në prokurori për largimin e shtetasit Admir Spahia nga banesa./m.j