Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Policia, ka arrestuar shtetasin në kërkim Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj, 44 vjeç, banues në Tiranë.
44-vjeçarin është dënuar me 4 vjet e 9 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, nga Prokuroria e Milanos.
Gjithashtu, ky vendim është njohur dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka vendosur se pas ekzekutimit të këtij vendimi, këtij shtetasi i mbeten për të vuajtur edhe 2 vjet e 5 muaj burgim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.