• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksioni antikanabis në disa qarqe, sekuestrohen qindra kg dhe mijëra bimë narkotike

by A R
21/10/2016 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Prej orëve të para të mëngjesit policia ka nisur një operacion të gjerë antikanabis në zonat problematike ku kultivohet kanabis. Aksioni u përqendrua në konstatimin e magazinave që shërbejnë për tharjen dhe përgatitjen e kanabisit për daljen në treg.
Të dhënat e operacionit deri në mesditë:
Operacion antikanabis, i koduar “SMILE” !
Rreth 50 efektivë policie po vijojnë operacione kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike duke filluar nga fshatrat Kuç, Kallarat, përgjatë lumit Vjosë e deri në Mesaplik, me qëllim konstatimin e ambienteve me lëndë narkotike, asgjësimin e tyre dhe kapjen e autorëve.
Në vijim të këtyre operacioneve, deri më tani janë arritur këto rezultate:
Sekuestrohen 41 kg lëndë narkotike Marijuanë !
Kapet autori (pronari i pallatit).
Arrestohet në flagrancë shtetasi:
·  Fredinant Mile, 47 vjeç, lindur në Fier, banues në Vlorë.
Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit në katin e parë të pallatit, në lagjen “Ujë i ftohtë” Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur një sasi me lëndë narkotike, e cila ishte e futur nëpër thasë sintetikë me peshë totale prej 41 kg (kilogram), e llojit Marijuanë.
Policia bën me dije se do të japë detaje të tjera në vazhdim.
________________________
 Kurvelesh,Tepelenë.
Zhvillohen dy Operacione anti Cannabis.
Sekuestrohen 520 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Një person në pranga.
Nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u zhvilluan dy operacione anti Cannabis.
Si rezultat i operacioneve në vendin e quajtur “Minierat e Gusmarit”, në Kurvelesh në një objekt të braktisur u kap ne flagrancë shtetasi:
Astrit Selmani, 34 vjeç, banues në Borsh,  Sarandë.
Nga kontrolli i ushtruar në këtë objekt u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar dhe 180 kg lëndë narkotike në proces tharje.
Gjithashtu  nga operacioni i zhvilluar në fshatin Nivicë, në afërsi të rezervuarit, në dy kasolle u konstatuan bimë narkotike në proces tharje.
Nga kontrolli i ushtruar në këto dy kasolle u gjetën 310 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva në proces tharje si dhe bimë të kultivuara.
Bimët e kultivuara u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve.
______________________
Krujë, më 21.10.216.
Vijojnë operacionet Anti-Cannabis.
Konstatohen ambiente të përshatura për tharjen e lëndës narkotike.
Sekuestrohen 85 kg Cannabis Sattiva, 1 100 bimë në proces tharje dhe 1 900 të kultivuara.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe fillon proçedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas tjetër.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë pas informacioneve të marra në rrugë operative, në vijim të punës së pandëprerë për parandalimin e kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike, në fshatin Kameras, Krujë  kanë konstatuar bimë Cannabis Sattiva dhe ambjente që shërbenin për tharjen e tyre.
Në brendësi të këtyre ambjeteve u gjetën bimë narkotike të thara, në proçes tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit e mëposhtëm:
1. Edrin Sulaj, 22 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin;
2.E. C.  17 vjeç   banues në Krujë.
Gjithashtu filloi proçedimi penale në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:
• B.K.banues në Arrameras.
Më datë 20.102016, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kameras, pranë shtëpisë së shtetasit B.K. janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike dhe tre ambjente të përshtatura për tharjen e tyre.
Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
•  103 pako me mbështjellëse plastike të mbushura me material bimor të thatë të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sattiva me peshë rreth 85 kg;
•  1 100 bimë narkotike në proces tharje të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva dhe
• 800 bimë narkotike të kultivuara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Gjithshtu është ushtruar kontroll edhe në fshatin Kurcaj,  Krujë ku janë konstatuar 4 ambiente  të përshtatura për tharjen e bimëve narkotike.
Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• në këto ambiente janë gjetur të varura degëza me boçe të pastruara   nga gjethet e Cannabis Sattiva.
• 1 100 bimë narkotike të kultivuara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat  penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe“Kultivimi I bimëve narkotike” në bashkëpunim parashikuar në Nenet 283, 284, 25 të  Kodit Penal./
a.m.
Next Post
Gigi krejt “e shkujdesur” në imazhin e ri të Vogue

Gigi krejt "e shkujdesur" në imazhin e ri të Vogue

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

February 23, 2026
Vendimi i GJK për komisionet e Kuvendit, Balla: Do të rimiratohen

Vendimi i GJK për komisionet e Kuvendit, Balla: Do të rimiratohen

February 23, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

February 23, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 23, 2026
Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

February 23, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

February 23, 2026
Kievi: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe në Ukrainë mund të mbahet këtë javë

Kievi: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe në Ukrainë mund të mbahet këtë javë

February 23, 2026
Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

February 23, 2026
Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

February 23, 2026
Horoskopi mujor korrik 2023: Ja shenjat më me fat

Fundi i shkurtit me turbulenca në marrëdhënie, financa dhe rikthim i së kaluarës! Parashikimi i horoskopit javor nga Chrysanthi Kalogeri

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In