• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Aksioni antiinformalitet, Tatimet furtunë, 1420 biznese gjobiten dhe 212 mbyllen

by Java News
16/10/2017 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi i Tatimpaguesit ka asistuar ballë për ballë më shumë se 17,000 tatimpagues, 3,500 është numri i tatimpaguesve të kontaktuar për ligjin e faljeve. Mbi 8,200 tatimpagues janë kontaktuar për të nxitur vetëkorrigjimin, 3,500 është numri i vizitave këshilluese të përfunduara dhe janë organizuar 14 takime me komunitetin e biznesit në territor, njoftoi Drejtoria e Tatimeve.

Qendra e Thirrjes ka vijuar të ofrojë shërbimet në numrin e vënë në dispozicion për çdo problematikë dhe suport ndaj çdo tatimpaguesi duke asistuar rreth 4,000 telefonues si dhe përdorues të live chat.

Për dy javët e para të fushatës është mundësuar përfundimi i 4,773 kontrolleve (kontrolle nga zyra, vizita fiskale apo verifikime në terren) ku kontrollet nga zyra përbëjnë 73 % të totalit, këto kontrolle u shoqëruan me më shumë se 170 milionë lekë gjetje dhe raporti gjetjeve me penalitete është në masën 70% me 30%.

810 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore, ku Tirana ka dhe numrin më të madh me 430 subjekte e ndjekur nga Vlora me 84 dhe Durrësi me 77. Ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, ku gjatë kësaj periudhe numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht është 624 dhe vlera është 488 milionë lekë.

Ka filluar procesi i fshirjes automatike të detyrimeve për periudhën përpara vitit 2010 dhe kompensimi me kredi, si për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014, gjithashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 për ata tatimpagues që kanë paguar principalin, më shumë se 1000 tatimpagues kanë përfituar dhe ky proces vijon ende.

Strukturat e zbatimit kanë vijuar me verifikimet në territor, janë verifikuar 6,778 subjekte ku 21% e tyre (rreth 1420) kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar. Janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë dy javëve të para të aksionit 323 punonjës që janë konstatuar të padeklaruar dhe janë mbyllur 212 subjekte të paregjistruar në organet tatimore si dhe për shkelje të tjera si moslëshim kuponi për herë të dytë.

/Monitor/ma.me

Next Post
Për herë të parë që nga 2011-ta, kreditë e këqija zbresin nën 16%

Të dhënat optimiste, kreditë e këqija ulen me 6.3 %

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In