• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksioni i AKU, në total janë mbyllur 84 thertore të paligjshme

by A R
29/10/2017 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë mbyllur të gjitha thertoret me aktivitet të paligjshëm në të gjithë vendin. Ky është bilanci i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) vetëm në dy javë të aksionit të ndërmarrë për sigurinë ushqimore në tregjet e thertoreve të kafshëve blegtorale.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Agim Ismailaj, tha për ATSH-në, se therjes së kafshëve në rrugë i erdhi fundi.

“Të  84 njësitë e therjes (të “miratuara” apo ilegale), që ekzistonin dhe funksionin jashtë të gjitha standardeve, janë mbyllur të gjitha, sikurse edhe 103 njësitë e tregtimit të mishit. Nga ky aksion, janë  sekuestruar mbi 3 ton mish (2.4 ton nga të cilat vetëm në Tiranë) dhe mjete pune e pajisje të thertoreve”. Në çdo rast, kur inspektorët janë penguar në detyrë është kërkuar ndihma e forcave të policisë, e cila në çdo rast ka ardhur menjëherë”, deklaroi ai.

Disiplinimi i sigurisë ushqimore

Disiplinimi i procesit të therjes së kafshëve dhe kontrollit të gjithë zinxhirit të sigurisë ushqimore, që nga kontrolli i transportit, kushtet e ruajtjes, e deri në njësitë e tregtimit të mishit, janë çështje të planit prioritar të  Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për këto 100 ditë të para të Qeverisë “Rama2” .

Drejtori Ismailaj tha se, “për të garantuar sigurinë ushqimore, kemi intensifikuar kontrollet në të gjitha njësitë e therjes, të cilat kanë rezultuar pa standarde”.  Por që çuditërisht, siç shpjegon ai, janë pranuar dhe legalizuar nga strukturat përgjegjëse deri tani.

“AKU po inspekton thertoret, për të cilat kishim të dhëna që nuk kanë standardet minimale të lejuara si dhe njësitë problematike të shitjes së mishit. Ndërsa për thertoret që kanë standarde (pra janë biznese të mirëfillta, të organizuara) kemi vijuar një formë të re kontrolli, përmes autokontrollit”, tha Ismailaj.

Në kuadër të këtij plani kombëtar, është kërkuar që vetë subjektet të verifikojnë secilin prej treguesve të standardeve sipas një liste verifikimi të miratuar dhe të njoftojnë AKU-në lidhur me to. Pas këtij procesi AKU-ja do të verifikojë me imtësi në vend,  standardet e secilit subjekt”, tha kreu i AKU-së.

Lejet për thertore – Penalizim abuzuesve të ligjit

Abuzuesit e ligjit me lejet për thertore, do të denoncohen në strukturat e krimit ekonomik apo dhe ato të hetimit tatimor.

AKU, krahas kontrollit të thertoreve në të gjithë vendin, po vijon të shqyrtojë dokumentacionin për miratim/lejim të njësive të therjes pa standarde, me qëllim që të identifikojnë personat përgjegjës, që i kanë miratuar ato në kundërshtim me ligjin.

“Për të garantuar sigurinë ushqimore, punën e nisur,  të mos e konsiderojmë “aksion”, por ta kthejmë në një standard pune të përditshme”, u shpreh kreu AKU-së, i cili vuri në dukje se, në këtë periudhë ka patur intesifikim të punës, por ka ende për të bërë më shumë në drejtim të rivitalizimit të strukturave në çdo qark.

 Prodhimet shtazore në ‘sitë’ të AKU-së 

Sektori më problematik është sektori i prodhimeve shtazore dhe pikërisht intensiteti më i madh i punës është fokusuar për disiplinimin e therjeve dhe krejt zinxhirit të tregtimit të mishit.

Nuk mund të ndajmë një, apo tjetër qark si më problematik, pasi shkeljet si më sipër janë hasur ngado, por duhet ta themi se në vend (gjithë gjeografinë) ka kapacitete thertoreje, mjete transporti dhe njësi shitje me standarde, që garantojnë furnizimin e gjithë konsumatorëve me produkte të sigurta. Ndërkohë përveç punës në drejtim të disiplinimit të procesit të therjes dhe tregtimit të mishit, AKU ka vepruar edhe në aspekte të tjera të detyrës: konkretisht ka zbuluar dhe ndëshkuar subjekte ilegale të prodhimit dhe tregtimit të produkteve të tjera ushqimore, apo mbi bazë të sinjalizimeve ka vepruar në subjekte të tjerë.

Kështu, vetëm dy ditë më parë u bllokuan 56 000 kg produkte, vaj ulliri, ullinj të konservuar, salcë domatesh, turshi etj, informon Ismailaj.

Formalizimi –garanci për investimet e huaja

AKU-ja nuk ka rol të drejpërdrejtë për thithjen e investimeve në sektorin e mishit, por falë punës dhe këmbënguljes sonë,  thotë Ismailaj, do ia dalim që të nxisim investimet në këtë treg . “Bizneset nuk do të konkurrohen padrejtësisht nga “biznesmenë” me një thikë dhe ngrehinë (njësi therje). Për rrjedhojë do të investojnë në rritjen e mëtejshme të kapaciteteve dhe ç’është më e rëndësishmja në standardet”, shprehet Ismailaj.

Jo penalizim padrejtësisht të tregtarëve

Aksioni për sigurinë ushqimore në thertoret e vendit, nuk i penalizon padrejtësisht tregtarët. “Ligji parashikon qartë, se për detaje dhe shkelje të vogla, dënimi është “paralajmërim” dhe AKU-ja edhe këto kohë ka dhënë dënime të tilla”, thotë kreu i AKU-së, Ismailaj. Mirëpo, shpjegon ai, për detaje të cilat sipas akteve rregullative përbëjnë shkelje të tjera, atëherë penalizimi nuk mund të jetë paralajmërim, por mbyllje aktiviteti.

“E kemi shumë të lehtë marrjen e vendimeve edhe nga ana emocionale përballë shkelësve, për shkak se,  shkeljet që konstatohen,  nuk kanë të bëjnë me shkeljen e një rregulli, apo vendimi administrativ (që duhet ndëshkuar), por me moszbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore, pasoja e të cilave është drejpërdrejtë në dëm të shëndetit të qytetarëve”, thekson Drejtori i AKU-së.

Next Post
Përfundon “gjuetia” për terroristin e letrave-bombë, Greqia kap 29-vjeçarin

Përfundon "gjuetia" për terroristin e letrave-bombë, Greqia kap 29-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com