Policia asgjëson 13 parcela me rreth 16.500 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, të mbjella në 2 fshatra.
Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Tërbaç dhe Bolenë, të cilat ishin të kultivuara nëpër sipërfaqe toke pa pronar të ndara në 13 parcela në total.
Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike./a.m.