• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksion për mbylljen e pikave të mbetjeve jashtë kushteve mjedisore

by Java News
29/10/2017 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha pikat e grumbullimit të mbetjeve të automjeteve dhe metaleve të tjera, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Bashkisë së Tiranës pa plotësuar kushtet e kriteret mjedisore, do të mbyllen. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, të mbështetura nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, nisën sot në terren aksionin për verifikimin e dokumentacionit dhe mbylljen e të gjitha pikave të skrapit që funksionojnë në Tiranë, në kundërshtim me parashikimet ligjore mjedisore dhe për të cilat ka patur edhe ankesa nga qytetarët në portalin “Bashkëqeverisja me qytetarët”.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku morën pjesë në aksionin e sotëm që u fokusua në disa nga pikat më të mëdha të grumbullimit të mbetjeve për skrap që funksiononte në zonat e banuara, ndërsa theksuan se aksioni do të vijojë në gjithë territorin e Tiranës për të vazhduar më pas në gjithë vendin.

“Jemi në një aksion të përbashkët me Bashkinë e Tiranës dhe strukturat tona të mbrojtjes së mjedisit, në zbatim të një prej ankesave të mëdha që kemi marrë në platformën tonë të bashkëqeverisjes. Qytetarët janë ankuar në platformën e bashkëqeverisjes, ne kemi ndjekur shqetësimet e tyre dhe së bashku me Bashkinë e Tiranës kemi ardhur këtu për të parë një nga problematikat më të mëdha, atë të zgjidhjes përfundimtare të zonave të cilat mbledhin skrapin, zonave të cilat mbledhin mbetjet urbane të qytetit, të cilat kryhen jashtë normave të plotësimit të lejes mjedisore”, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Më tej, ai shtoi se nuk mund të lejohet që pika të tilla grumbullimi të jenë pa kushtet minimale dhe pa standardet optimale të realizimit të këtij aktiviteti. “Është e patolerueshme që në qytete të mëdha, por edhe kudo që ndodhen, qytetarët ankohen dhe organet shtetërore janë të pafuqishme për të vepruar. Sot gjetëm konsensus edhe me biznesin të cilit iu la një periudhë kohe për të rehabilituar situatën dhe për të mos lejuar vazhdimin e kësaj situate në mënyrë krejtësisht të jashtëligjshme, jashtë rregullave normale të funksionimit të biznesit, por edhe të mbrojtjes së mjedisit”, tha Klosi, teksa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që konstatojnë shkelje të tilla t’i denoncojnë ato në Platformën e Bashkëqeverisjes me Qytetarët.

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku shprehu vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës për të vendosur rregull në këtë lloj aktiviteti dhe për t’i dhënë përgjigje një shqetësimi të vazhdueshëm të qytetarëve të Tiranës. “Aksioni i sotëm është pjesë e një nisme të ndërmarrë në bashkëpunim me ministrinë. Sipas informacioneve që kemi, operojnë më shumë se 170 pika të cilat grumbullojnë mbetje nga më të ndryshmet, një pjesë madhe e tyre janë brenda zonave të banuara. Qytetarët kanë shprehur në mënyrë të vijueshme shqetësimin për këto pika dhe për ndotjen mjedisore, por edhe për trafikun e krijuar, si edhe për anën estetike dhe mënyrën se si hyjnë e dalin mjetet nga aty. Ky është një problem i cili nuk mund të vijojë”, tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Mazniku.

Ai theksoi se të gjitha pikave të skrapit në Tiranë do t’u verifikohet dokumentacioni dhe kushtet në të cilat ushtrojnë aktivitet. Ato që nuk arrijnë të plotësojnë kriteret ligjore do të mbyllen. Mazniku bëri të ditur se vetëm në fazën e parë janë konstatuar më shumë se 30 prej këtyre bizneseve të këtij lloji që funksionojnë në kundërshtim me ligjin. “Nuk mund të kemi në mes të qytetit pika të cilat merren me riciklimin e  grumbullimin e mbetjeve, ato duhet të jenë të sistemuara e organizuara dhe të funksionojnë sipas të gjithë procedurave ligjore. Në bashkëpunim të ngushtë me ministrinë kemi rishikuar lejet mjedisore të këtyre mjediseve dhe më shumë se sa 30 prej tyre gjatë javës së fundit u është revokuar leja mjedisore sepse nuk kanë qenë brenda kushteve për të pasur një leje mjedisore”, shtoi Mazniku.

Ai bëri të ditur se ky është një aksion i cili do të vijojë dhe asnjë biznes i këtij lloji, i cili grumbullon mbetjet brenda qytetit, nuk do të ketë mundësi të vijojë të funksionojë jashtë parametrave ligjorë dhe mjedisorë për të kryer këtë aktivitet. “Ky është vetëm hapi i parë i një aksioni që do të vijojë ditë pas dite, deri sa të sigurohemi që qyteti do të jetë të paktën në këtë lloj fushe brenda parametrave civilë, mjedisorë, por edhe funksionalë për biznesin”, u shpreh Mazniku.

Next Post
FOTOT/ Të gjithë pushuesit me sytë nga modelja seksi

FOTOT/ Bukuroshja Emily i lë pak vend imagjinatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In