Në fshatin Sekiraçë të Podujevës, Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik pas një pune hetimore të suksesshme, ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar, një prej të cilëve ishte shtetas i Shqipërisë.
Sipas raportit policor, me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë dhe pronat e të dyshuarve me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 41 kilogram e 908 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, 2.717 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 6.495 euro para të gatshme, tri vetura të dyshuara, një pushkë gjuetie dhe gjashtë telefona të ndryshëm, transmeton Koha.net.









