Policia greke ka finalizuar një operacion të gjerë antidorgë në kuadër të të cilit ka shkatëruar një organizatë shqiptaro-greke.
Aksioni ka nisur prej ditës së djeshme dhe është ende në vjim. Të paktën 22 persona janë arrestuar.
Raportohet se 11 prej të arrestuarve janë grekë dhe 11 të huaj mes tyre shqiptarë, si pjese e nje grupi te strukturuar kriminal te trafikut nderkombetar te droges.
Shumica e arrestimeve jane bere ne Zakyntho, por arrestime ka pasur edhe ne Athine dhe Pyrgo. Operacioni eshte kryer nga 20 agjentë civilë të anti-krimit të organizuar.
Burime bejne te ditur se kjo organizate ka arritur te sjelle ne ishull 700 kg marijuane. Ende nuk jepen identitetet e personave të arrestuar. /a.m.










