Një 6-vjeçar me inicialet E.Gj., banues në Manzë, mbeti i plagosur në një aksident ditën e djeshme në aksin rrugor Gjiri i Lalzit-Maminas.
Fill pas ngjarjes drejtuesi i automjetit që përplasi vogëlushin, u largua nga vendi i ngjarjes.
6-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të makinës.
/b.d