Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen Amantia Karaj 34 vjeçe, banuese në Tiranë.
Më datë 15.12.2016, rreth orës 09:20, tek kryqëzimi në lagjen Nr.17 Durrës, duke drejtuar mjetin tip Fiat Punto me targa AA 928 JI, ka aksidentuar shtetasin I.B. 76 vjeç, banues në Durrës, I cili po udhëtonte me biçikletë.
I dëmtuari ndodhet Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë./a.m.