Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 49 vjeçari i cili aksidentoi për vdekje një të moshuar në Elbasan, pranë urës së Shkumbinit.
Agim Rexha goditi me makinën e tij shtetasin 70 vjeçar me inicialet E.M, i cili po ecte me biçikletën e tij. I moshuari u shtrua në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
NJOFTIMI I POLICISE:
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit;
Agim Rexha, 49 vjeç banues në fshatin Shushicë.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Shënkoll” pranë Urës së Shkumbinit Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me targa AA 085 IM, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin E.M., 70 banues në fshatin Hajdaran i cili pasi mbërriti në Spitalin e Traumës në Tiranë , ka gjetur vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
a.ç










