Vetëm disa orë pas një aksidenti me pasojë vdekjen në qytetin e Fierit, policia ka mundur të arrestojë të riun që e shkaktoi.
Mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate, në fshatin Portëz, një automjet tip “Operl” ka aksidentuar për vdekje shtetasin Y.A. 55 vjeç, i cili ndërroi jetë rrugës për në Spitalin Rajonal të Fierit.
Sipas informacioneve që u dhanë mbrëmë, drejtuesi i mjetit pasi goditi këmbësori u largua në këmbë nga vendngjarja duke e braktisur mjetin.
Por 20-vjeçari, Gelsion Pajo, banues në Patos, u arrestua mëngjesin e sotëm pas vetëdorëzimit në polici.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 13.08.2018, rreth orës 23:10, në fshatin Portëz, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përfshirë në një aksident ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Y.A, 55 vjeç, banues në fshatin Portëz.
Shtetasi Gelsion Pajo, pas përfshirjes në aksident e ka dërguar këmbësorin e aksidentuar në spital dhe është larguar për në banesë dhe më pas është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.
a.ç