Një aksident ndodhi pasditen e sotme në Sarandë teksa fillimisht u fol se eskorta që shoqëronte ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është aksidentuar në Qafën e Muzinës në aksin Gjirokastër-Sarandë.
Por burimet i thanë “Gazetës Express” se në aksident është përfshirë një makinë policie e cila drejtohej nga shefi i Qarkullimit të Sarandës,Blerim Përbati. Raportohet se ai fillmisht u dërgua në spital me disa dëmtime të lehta, por më pas ka lënë edhe ambientet e tij.
Pak pas aksidentit në atë zonë kaloi eskorta e ministrit Tahiri, i cili udhëtonte drejt Sarandës për të vizituar Panairin e Policisë.