Një grua 49-vjeçare që jeton në Monza është shtruar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pas një aksidenti që i ka ndodhur sot në mëngjes.
Në aksident u përshi 49-vjecarja me origjinë shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, e cila po udhëtonte me biçiklete, kur është përplasur me një motor në të cilën ndodhej një burrë 42-vjeçar. Të dyja mjetet po udhëtonin përgjatë Mentanit, në drejtim të Piazza Castello, në të njëjtin drejtim udhëtimi.
Përplasja ndodhi pak pas orës 8:00, dhe një patrullë policore lokale erdhi së bashku me një ambulancë. Zonja u transferua në spitalin San Gerardo ku aktualisht, është duke marrë dhe ndihmën mjekësore.
Zyrtarët e policisë lokale nga Monza kanë bërë të ditur se po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.
a.ç