Kryeministrja polake, Beata Szydlo u shtrua në spital pas një aksidenti automobilistik, por është në një gjendje të qendrueshme dhe të mirë, theksoi sot zëdhënësi i qeverisë.
Pas një përplasjeje me një ”Fiat 600” drejtuar nga një i ri 21-vjeçar, dje në mbrëmje në Oswiecim, limuzina e Szydlo ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.
Pas një sërë ekzaminimesh në një spital lokal, Szydlo u transportua në mbrëmje në spitalin ushtarak të Varshavës.
”Gjendja e Szydlo është e qendrueshme. Ajo ndjehet mirë. (…) Ajo mund të përmbushë funksionet dhe detyrimet e saj si kryeministre”, deklaroi Rafal Bochenek për shtypin.
Ai nuk dha detaje nëse ajo do të mund të drejtojë të martën një takim të qeverisë./a.m.