Aktori turk Kivanc Tatlitung ka përfunduar në spital pasditen e të premtes. I apasioniuar pas sportit dhe veçanërisht pas basketbollit, mësohet se ylli i kinematografisë turke ka dëmtuar kyçin e këmbës së majtë gjatë lojës dhe si pasojë i është bërë ndërhyrje e menjëhershme.
Sipas mediave vendase edhe pse gjendja e tij është përmirësuar, 30- vjeçari do të vazhdojë edhe për disa ditë nën mbikëqyrjen e mjekëve.