Një aksident tronditës ndodhi gjatë apsdites në zonën e Torovicës në Lezhë. Shkëputja e një masivi shkëmbor mbi një makinë, i mori jetën 3 personave që udhëtonin me mjetin tip “Land Rover” të përfshirë në aksident.
Viktima mbetën dy vëllezër dhe bashkëshortja e njërit prej tyre.
Bilanci i kësaj tragjedie bëhet edhe më i rëndë pasi shtetasj Alda Zefi, ishte shtatzënë.
Viktimat poudhëtonin nga fshati i tyre Balldre, drejt fshatit ku jetonte familja e gruas shtatzënë, jo shumë larg vendit të aksidentit tragjik./JavaNews/a.m.